LIBRI I DHETËT: Kanuni kundra mbrapshitevet
Krye i njizetët.
Hjeksija.
§.766. Hjekës thirret aj, i cilli me nder-mjetsi të mbrapshtë e per nen dhé i ep ndimë tjetrit per me bâ ndo'i rrênim a ndoi faqe të zezë tjeter në katund të vet.
§.767. Hjeksi i shokve:
- per të hikun të grave bjen në gjak e500 grosh do t’i apë katundit per giobë;
- per vrasë bjen në gjak e 500 grosh giobë katundit;
- per cubni e per çdo send, qi të vidhet në katund me bukë, me prije e me msim të hjeksit,si të hetohet, do të lajë gjân mbas kanûnit.
Krye i njizeteparë.
Vjedhnija.
Nye i njiqindedymbdhetët.
Përcaktimi i vjedhnis.
§.768. Në viedhni pershihen:
- Cubi, e âsht aj, i cilli vjedhë me dorë të vet nji kafshë të huejen.
- Simahorët, qi jâné ata, të cillt i bahen ndimë e krah cubit në nji vjedhni a në çdo mbrap-shti, e diten e mbrame, po u hetue vjedhnija, do të lajn gjân e huej si mbas kanûnit e mbas pjesës, qi kàn mârrë.
- Buka âsht niaj plang, kû cubat me gjâ të vjedhun hàn bukè, ase marrin me vedi bukë, edhè perciellen me gjâ të vjedhun. "Cubi e bukd-hânsi jânë nji".
- Kjori, e âsht aj, i cilli e strofullon gjân e vjedhun. "Paras cubi, paras kjori".
- Edhè në mos marrët pjesë në viedhni kjori, ai bahet fajtuer si vetë cubi, pse bahet strofull cubash e vjedhnish.
- Gjurma âsht ferkemi, qi bân gjaja, permbas së cillës udhton i zoti i gjâs së viedhun, tuj e çue gjurmen: a mbrenda kufinit të njij katundi a të njij lagjie, a mbrenda rrethit të nji) shpije, të njij oborri a të njij vathi. "Gjurma e vûme, giaja gje-tun".
- Fmi, brraca e biramela.
- Grabitçori, e âsht aj, i cilli ballas e me perdhûni i a mêrr kuej nji gjâ per ndo'i detyrë.
§.769. Po i u duer gjurma në mal të zot't të gjâs së vjedhun, nuk mùnd të kapë as katundin e aferm, as flamurin, porsé, n'i kjafët zêmra mb'at katund, t'a mundojë qi t’i lahet me bé.
§ 770. Gjurma e prûme mbrenda katundit, po s'mùnd e hetoi cubîn, i zoti i gjâs e lypë mbë katund, e katundi do t'i pergjegjet.
§.771. Gjurma e prûme mbrenda njij lagjje të katundit po s'u hetue cubi, ajo lagje do t’i a lajë gjân të zot't.
§.772. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, t'oborrit, a të vathit, ajo shpi do t’i a lajë gjân të zot't.
§.773. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, të oborrit, a të vathit, ajo shpi do t'i a lajë gjân të zot't.
§.774. Çdo dâm, viedhni e bracni të bame prej fmîsh, bracash e biramelash, po u het-uen, shpija, së cîllës i perkasin, do t'a lajn.
§.775. Parimi i kanûnit âsht: "Shka të bâjn të mêtujt (mêcat), burrnimi i shpis do t'a lajn".
§.776. Fmit, bracat e biramelat, edhè ne u gjeshin me bracni në dorë, dora e huej nuk mùnd t’i perkasë (nuk mùnd t’i rrafë),por do të bahen me dije prîndja, e këta do të pergjegjen per'ta.
Nye i njiqindetrembdhetët.
Grabitja.
§.777. Udha e Zotit s'làn gjâ.
§.778. Kanûja s'bân qi të trazohet kush në shteg të vet. Udha e amdhe s'i a kà ndo'i detyrë kuej.
§.779. Po i pat kush ndo'i detyrë kuej e nuk i ep arsye, vajin do t'a bajë në katund uhasi, e ky do të biejë në mend detyrsin.
§.780. Po u çue kush edhè thei udhen e madhe, tui i a ndalë shtegtarit a kalin, a mushkun, magjarin a ndo'i kâmbë berri, po su vran atyper-aty grabitçari bjen në giobë të katundit mbas randsis së faiit e gjân e grabitun do t’i a kthejë të zot't.
§.781. Po u çue kush, e vetem prei hamendjet, edhè i grabiti kuei a kàl, a mushk, a màgjar, e së mbrami i del i padetyrë i grabitunî, grabitçari bjen në giobë të katundit per të thyem t’udhës së madhe e të zot't do ti a kthejë gjân e çmimin e ditve të hupûna.
Nye i njiqindekatermbdhetët.
Preja (Premtimi).
§.782. " Preja mirret me pré."
§.783. Me rà pré, me pretue, me mârrë pré don me thànë me mârrë a me pershi nji tufë gjaje në mal, në vrri a edhè në vath.
§.784. Preja të shumen e herës shkakto-het kùr mos të giegjet me i ardhë n'arsye lagja lag-jes.
§.785. Prela nuk shndrrohet ndryshei, por a me pré tjeter, a me pushkë.
§.786. Prela ndollë a katund me katund, a flamur me flamur, a edhè nder shpija të veçanta.
§.787. Preja shkaktohet a per kufije mali a bjeshke, a per kullosë. a per ndonji dhûnë tjeter, me të cillen fyhet nji katund, nji flamur, a edhè nii shpi e veçantë.
§.788. Preja. qi bahet në mal, kà gjân të zot't, pà tjeter.
§.789. Preja, qi bahet në vath, kà gjân të zot't e 600 grosh giobë per nderë të vathit.
§.790. Preja e pàrrugë kà gjân të zot't e 500 grosh giboë. Permbas ndermjetsis së dashamirvet e të burravet të dheut gioba falet.
§.791. Po u pretue nji tufë e huej në rrugë, në mal e një bjeshkë per kufi, atbotë si katundi si flamuri i perkrahen pretarit.
§.792. Pres së pàrrugë, bani e i u perkrah katundi e flamuri, ndermietsija u mârrin pêgje e do të peshohen prej Pleqsh si mbas kanûnit.
§.793. Si mbas randsis së fâjit do t’i lahet gioba e gjaja të zot't.
§.794. Po i u perkrah pretarit katundi e flamuri, i pretuemi kà tager me, i rà pré kuej të mundet n'at katund a flamur, per me mkambë nderen e vet e me shperblye gjân e vet.
§.795. I pretuemi nuk mùnd t'a pretojë as katundin as flamurin, 'si t'a leçisë pretarin e t'a lajë shpi me shpi. Kanûni thotë: "A gjân të zot't, a rrugen të lirë".
§.796. Gjaja e pretueme në mal a në bieshkë nuk kà dypernjahen, por gjân të zot't.
§.797. "Kumbona e tufës nuk mùnd të mirret pré."
§.798. Po u muer pré kumbona e ogiçit në mal a në vath, kjo kà nderen sà tufa mârrë e sà vathi prçtari do të lajë 500 grosh giobë per nderë, edhèpse nuk muer kurrnji kâmbë berri.
§.799. Ogiçi, hànori e vergani e qeni i hekuravet, nuk mùnd të mirren pré as per detyrë.
§.800. "Preja per detyrë nuk mirret". Po ndolli kjo pûnë, katundi e flamuri e leçIsin pre-tarin, po su gjegj me kthye gjânë.
§.801. Po e prishi gjânë e pretueme pre-tari, diten e lahes do t’i a kthejë të zot't krye per krye edhè tuj e zgiedhë në tufë të tij.
Nye i njiqindepesëmbdhetët.
Faji i kobshem.
§.802. Kush vjedhë Shpin e strajcen e mikut, kanûja i kà caktue per giobë "faqen e zezë" e âsht i hjedhun prej kuvendit e gjyqit.
§.803. Po e vodh mikun e njij shpis dora e tjeterkuej e i shpis tjeter i lypet miku i prém e shpija e thyeme.
Nye i njiqindegjashtëmbdhetët.
Dypernjahja.
§.804. Nder të gjitha vendet, kû mbahet kanûja, çdo gjâ e vjedhun kà dypernjahen: "Dy per nji, mjaft qi të hecin me kâmbë".
§.805. Dypernjahja do t'epet jo veç per bagti të trasha, por edhè per bagti t'ima, e per send të vjedhun.
§.806. Dypemjahja do të shperblehet edhè per nji të djegun të dhûnshem të shpis, të ksollës, të tbanit, të mullarit të sânës a të kashtës, të gjethit edhè të gardhît.
§.807. Kopshti, veshta e ara e vjedhun kan dypernjahen.
§.808. Gjeli (knduesikadoci) i vjedhun a i vràm, kà gjygjin e prém: 500 grosh të zot't, per arsye qi: "Knduesi âsht herori (sahati) i të vorfnit".
§.809. Thiu i mbajtun, i vjedhun a i vràm (posë sè n'u gjet në dâm) kà 500 grosh, per arsye qi: "Thiu i ushqyem âsht mbaja e njij shpis".
§.810. Dy kafshët e permenduna nuk e kàn dypernjahen e as gjelin gjel, as thin thi, por 500 grosh pare të thata.
§.811. Per vegla bulkijet, bi. fj. per um të vjedhun e të hetuem cubi do t’i lajë të zot’t aq puntorë sà ditë i shkuen hupës, e umini umî.
Nye i njiqindeshtatëmbdhetët.
Tagri i të zot’t të gjasë së vjedhun.
§.812. "Ku t'a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr."
§.813. Mbas këtij parimi i zoti i gjâs së vjedhun nuk âsht në detyrë të rrafgohet, sepsé, kûdo qi t'a hetojë e t'a gjejë gjân e vet, aj kà tager me e mârrë.
§.814. Po u vodh gjaja nper mjet të bukës, buka do t'a lajë.
§.815. Po u vodh gjaja nper mjet të kjorit, kjori do ta lajë.
§.816. Po u ndoq per gjurmë, aty kû të jesé gjurma, i zoti i gjâs ngulë e do t'i epet arsyeja më kâmbë e më dorë.
§.817. Po bleu kush nji giâ të vjedhun, edhè pà diejtë sè âsht e vjedhun, i zoti i gjâs kà tager me e mârrë e shitsi (cubi) do t’i a ktheje ble-sit deri në të mbramin dysh të çmimit, qi muer per at gjâ të shitun, e të zot't të gjâs dypernjahen.
§.818. Pose sè per vjedhin të bame ne Kishë e në Qele, cubi nuk kà giobë as faqe katun-dit as faqe flamurit.
§.819. Po u vodh gjaja në vath, cubi do te lajë dypernjahen e 500 grosh giobë per vath te thyem.
§.820. Po u vodh gjaja ne mal, cubi do te lajë dypernjahen.
§.821. Po u vodh gjaja ne shpi, cubi do te laje dypemjahen e 500 grosh per shpi te thyeme.
Krye i njizetedytë.
Vrasa.
Nye i njiqindetetëmbdhetët.
Prita.
§.822. Prita âsht nji sjellje, me të cillen malet e fushat e Shqypnis u vêin pusijt glaksorvet a kuejdo, qi të két menden me vrà. (Me dalë në, pritë; me ndêjë ne pritë, me vû priten, me rà në pritë.)
§.823. "Së keqes i pergiegjet aj, qi prin ase rrethas."
§.824. Mbrenda flamurit të vet nuk mùnd të mârrë kush shokë, per me i dalë kuej në pritë, e, po duel kush, edhè vran kend të flamurit, të gjith biejn në gjak.
§.825. Jashta flamurit të vet, po duel kush në pritë per me vrà kend të flamurit të huei, prisi bien në gjak e jo simpahorët. "Aj, qi prîn, e mêrr gjakun mbi vedi."
§.826. "Kush e ep fishekun, gjakun e bân të ve'n."
§.827. U çue kush edhè mblodh shoke e dashamire edhè i duel në pritë kue), tuj u thànë: të gjithsà pushke, qi t shprazen, jânë të mijat, po u vrà kush, gjakun e mêrr mbi vedi prisi.
§.828. "Pushka c çon giakun tê shpija." "Pushka të lshon në gjak."
§.829. Po e uhajtî kush pushken e kuej e pà dieje të zot't të pushkës shkoi ky e i duel në pritë kuej edhè vrau nierin, tëhjeksi bjen në gjak e jo i zoti i pushkës.
§.830. Po i muer kush pushken e kuej, tuj i kallxue të zot't, sè kà nder mend me dalë në pritë e me vrà nierin, edhè e vrau, i zoti i pushkës bjen në gjak, sepsé : Pushka e çon gjakun tê shpi-ja.
§.831. "Simahori i pa'gjak bjen në gjak."
§.832. Po duel nji edhè mblodh shokë e dasharnirë e i duel në pritë kuej, pà i pasë ky as glak as varrë, edhè e vrau, prisi me gjithë simaherë biejn në gjak.
§.833. Po duel kush në pritë per me vrà gjaksin e vet, me gjithsà shokë e dashamirë të jét, e mêrr gjakun e vet e nuk biejn në gjak.
§.834. Po duel në pritë nji tubë burrash, krisi pushka prej ânet të pritëtarvet, porsé nuk vran kend, e n'ai hov krisi pushka edhè prej ânet t'atyne, qi ràn në pritë, n'ai të perziem vritet nji prej atyne, qi ràn në pritë, por nuk u vrà prej pushket të pritë-tarvet, këta biejn në gjak mbas kanûnit, sepsé e fil-luen pushken.
§.835. Prita do të fillojë pushken mbë burra e jo mbë gra, fini, mbë shpi e mbë bagti.
§.836. Po qiti pushkë prita mbë gra, fini, shpi a mbë bagti, punon kundra kanûnit e, po nuk e muer në kujdes két dhûnë Flamuri i pritëtarvet, qi t’i ndeshkojë mbas kanûnit, atbotë do të hîjë push-ka shpi më shpi, mandej fis me fis, katund me katund e së mbramit flamur me flarnur.
§.837. Aj, qi dàn me dalë në pritë, do të mârrë bukë me vedi si edhè per simahorë.
§.838. Po hinë kund, pa xânë' vend prite e pin kafé, a hàngern bukë, a mueren me vedi buken në ndonji shpi të huej, shkuen në pritë edhè vran nierin, shpija e të vramit e kerkon per gjak Shpin, qi u dha bukë.
§.839. "Pushka e buka e dhânun me dieje të vrasës, i sjellin gjakun atij, qi e ep."
§.840. Po u çue kush me i dalë në pritë shoqit të vet e per simahorë mbledhë shoqnin, po vran kend, si prisi si shokët simahorë biejn në gjak me at shpi, po kje sè duelen faqe.
§.841. Po u çue kush prej Mirdite me i a vû priten ndokuej në Thkellë a në Malsi të Lezhes a njeti e per simahorë mêrr shokë e dikend prej flarnurve të permendun, aj, qi u prîni, bjen ne gjak.
§.842. Po i thà kush kuej qi t’i dalë në pritë ndokuej e t'a vrasë, tuj i folun besen, sè në ditë të pajtimit t'atij gjaku do të laj çmimin e gjakut, e aj permbas besës së dhânun, shkoi edhè vrau shi atê, qi i thà aj, e së mbramit e lên në qull e nuk i u pergjegj,me të holla, dorërasi jét në gjak, e atij, qi e shtini, i digjet shpija per presë, qi i bani e 100 desh e nji kà giobë.
Nye i njiqindenandëmbdhetët.
Dorërasi.
§.843. Dorëras thirret aj, i cilli vret kend me dorë t’vet.
§.844. Dorërasi, porsà t'a vrasë nierin, do të çojë fjalë sè e vrau aj e mos të hutojn mendsh prindja e të vramit.
§.845. Dorërasi do të çojë me lypë besë.
§.846. Dorërasi, po muejt vetë me e sjllë marë te vramin, mire; perndryshej mbe kedo, qi të ndeshet, do t’i thotë qi të shkojë me e sjellë marë e armen me i a pshtetë tê kryet.
§.847. Dorërasi nuk guxon mè mârrë armen e të vramit, po bani két faqe të zezë, aj bjen në dy gjaqe.
§.848. Dorérasi i prîndës së vet grihet prej fisit a katundisht.
§.849. Dorërasie kà të luejtmen nâten aty, kû t'a çile drita, do të struket.
Nye i njiqindenjizetët.
Simahori.
§.850. Simahuer âsht aj, i cilli i ep dorë dorërasit, tuj i ndihmue a në vrasë a në viedhni a në të kryem të çdo mbrapshtije tjeter.
Nye i njiqindenjizeteparë.
Bestari.
§.851. Bestarë jânë ata, qi hijn tê prîndja e kushrinija e të vramit, per me xjerrë besë per dorërasin e per shpi të tij, jânë mproj-tarët e dorërasit e të shpis së tij, qi mos t’i gjejë gjâ në vade të besës.
§.852. "Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me pare."
§.853. Tuj kênë nji nevojë uhazishte, kanûja nuk don qi të mârrin opanga ata, qi hijn dorzânë e as ata, qi xjerrin besë per ndokend.
Nye i njiqindenjizetedytë.
Besa.
§.854. Besa âsht nji vade lirije e siguri-mi, qi shpija e të vramit i ep dorërasit e shpijarvet të tij, tuj mos i ndjekë per gjak perkohsîsht e mjé në vade të caktueme.
§.855. Me çue gjind per besë âsht kanû, me dhânë besë âsht detyrë e burrni.
§.856. Shpija e të vramit, po i dha besë dorërasit, ky edhèpse e vrau, do të shkojë në mort e në gjâmë me percjellë të vramin deri në vorrim e me ndêjë per drekë. Kio besë ngjatë 24 orë.
§.857. Po s'shkoi dorërasi ne gjâmë e ne drekë permbas besës së dhânun, nuk i xêhet per shburrnim shpis së të vramit, edhè në mos i dhashtë besë, tuj kênë sè dorërasi i a shtoi dhunën mbi dhûnë.
§.858. Permbasi të hîjë i vrami në dhé, katundi kà tager, mbas kanûnit, me i a xjerrë besen dorërasit e shpijarve të tij.
§.859. Besa e katundit âsht tridhetë dit-shem.
§.860. Po ngurroi shpija e të vramit e s'u gjegj me i dhânë bese katundit, dorërasi me gjithë shpijarë e kushrîni te dame zjarmit do të rrijë mshilë.
§.861. Kurrkush tjeter nuk mùnd të bije me i a xjerre besen dorërasit e shpija e të vramit nuk mùnd t'i ape kuej bese, per pà ndreqe katundin e vet.
§.862. Si t'a ndreqë katundin e vet shpi-ja e të vramit, atbotë u çilet udha miqvet e dashamirvet per me lypë besë per dorërasin.
§.863. Po e çili besen e fisit shpija e të vramit, gjith sà fiseve të jenë në katund të tij do t’u apë besë as mâ pak as mâ teper.
§.864. Po u çue nji mik edhè i shkoi shpis së të vramit per besë e kjo e percjellë me "Mos m'eia mâ" e nuk i dha besë, s'kà pse i shkon mâ.
§.865. Po u çue nji mik tjeter edhè i shkon per besë shpis së të vramit, e kjo e percjellë me "Per tash s't'ap besë, 'sè nuk e shof gjasen", mâ të paren besë, qi dàn me dhânë, këtij do t’i a apë, tuj lânë m'anesh miq e dashamirë zemret.
§.866. Po pat besë shpija e dorërasit, të rrijn me mend e me nierzi në pûnë të vet, të ruhen si burrnimi si edhè granija e mos t’i shkaktojn dâme as trazime, per në kioshin ngiatas me shpi të të vramit e mos të shesin kreni.
§.867. Po u prû keqas shpija e dorërasit ndaj Shpin e të vramit, katundi bashkë me dorzânë t'a qortojë e, n'e lypët nevoia, të ndeshkohet me giobë e t'u kputet besa.
§.868. Kanû burrnijet por edhè detyret âsht të mos perbuzet kush në Shpin e të vramit, edhèpse e mjerë e e thame krahësh.
§.869. Mos të trimnohet kush me i pri gjaksit e me luejtë me 'tê neper katund të shpis të të vramît, kanûja thotë: "Giaksin rueje e mos e per-ciell faqe shoqit të shpis së të vramit". "Gjaksi e kà të luejtmen nâten, e aty, kû t'a çilë drita, të struket". "Si të biej në glak nieri, të hikmen e të mshefmen i kà per deytrë".
§.870. "I dâmi zjarmit jashta 24 orvet nuk î ruhet mâ giaksit".
§.871. Kushrinija e dâme me zjarm prej dorërasit mbrenda 24 orve të vrasës do të ruhen, sepsé, po i vrau shpija e të vramit, e mêrr gjakun e vet.
§.872. Po pshtuen pà u vrà mbas 24 orësh, do të dorzaniten me shpi të të vramit e do të jenë të lirë në punë të vet.
§.873. Po vran kend prej kushrinis së dâme shpija e të vramit mbasi të kalojn 24 orët, ajo nuk mérr gjak, por bjen në giak.
Nye i njiqindenjizetetretë.
Besa e gjasë e e çobanit.
§.874. Besa e gjâs e e çobânil âsht ajo, qi dy a mâ flamure vêjn nder vedi me pelqim të niani tjetrit.
§.875. Tuj vû két besë, flamurtarët me Krenë e djelmni, i caktoin udhen udhtarit, lajmtar-it, si edhè bariut me gjâ.
§.876. Udhtari e lajmtari i njij flamuri, qi kà pûnë në flamur të huej, nuk mundet me i kalue caqet të kufizueme prej dy flamurve në të lidhun të besës së gjâs e të çobânit.
§.877. Udhtari e lajmtari, posë sè nuk mùnd të shmangin udhen, ata as mùnd të hiin në shpi tjeter, 'si të vêjn kamben në flamur të huej, por do të shkoin fill e tê shpija e Flamurtarit të vendit.
§.878. Po pat per të krye pûnen e vet udhtari, a pûnen e flamurit lajmtari, ata nuk mùnd të dalin neper flamur të huej vetem, por do të jenë të percjellun a prej Flamurtarit të vendit a prej ndonjij nierit, qi tu apë vetë Flamurtari.
§.879. Si tuj shkue, si tuj dredhue urd-htari e lajmtari do t'udhtoin per udhë të madhe e pà shkapercye caqet e dâme prej flamurve me besë të gjâs e të çobânit.
§.880. Po e gjet giâ udhtarin, lajmtarin a barin, pà dalë prej flamurit të huej, a tuj kullotë gjân nder copë të dâme, ata priten në besë te gjasë e të çobânit.
§.881. Presa në besë të gjasë e të çobânit kà këto ndeshkime e giobë:
- dorërasi do t’i lajë shpis së të vramit 22 qese per gjak,
- flamuri i dorërasit i djegë tri kulla dorërasit, po s'pat tri kulla të veta dorërasi, do të digien: kulla e dorërasit e dy kulla tjera të kushri-ive të ngiatë të dorërasit, po s'pat kushrij të ngiatë, edhènjiqind brêzash në kjoshin, do t’u digjen kul-lat.
§.882. Flamuri i dorërasit e sodumë pasunin e dorërasit me bîme e me dhé, me gjà e me gjithshka të két.
§.883. Po e shmangu udhen udhtari a lajmtari, a i kaloi caqet bariu me gjâ, ne i vrafët kush, s'i priten miq besës së giâs e të çobânit, por atij, prej shpis së të cillit duelen, e me shpi të tyne bjen në gjak dorërasi si mbas kanûnit.
§.884. Po preku kush tufen e gjâs në mal e rider caqet e shenjueme, cubi bjen në ndeshkime e giobë të permenduna, pse e preu në besë të gjâs e të çobânit.
§.885. Dorzânët e besës së gjâs e të çobânit, jânë Flamurtarët, Krenët e Djelimnija e Flamurve të lidhun në két besë.
Oroe: Mbas tregimeve, qi diftohenprej popullit të Malevet të Shqypnis (mbi të cillat tash falsim në rreshtim të tregimeve të ndryshme), dàn kjartas sè "Besa e gjâs e e çobânit" âsht shum e vjeter, e sè do të jét kênë mbajtë para sè kà fillue me vjellë flakë grykëholla (pushka). Vendevende edhè sot mbahet besa e gjâs e e çobânit; si bj.fj.nder Malet e Gjakovës: Nikai, Mertuer, Gash, Krasniqe e njeti. Nder Malet e Dukagjinit: Shalë, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanë; nder Malet e Pukës, të Mirditës, të Thkellës, të Malsis së Lezhes e kah Kurbini, edhèpse sot nuk mbahet mâ kjo dorë bese, permbas tregimevet, qi na kàn diftue Pleqt e këtyne vendeve, heret edhè këto krahina i kà pase pershi besa e gjâs e e çobânit.
Nye i njiqindenjizetekatert.
Gjaku.
§.886. Në kanû të Malevet të Shqypnis gjithsà djelm të lein, njehen të mirë e nuk veçohen njani prei tjetrit.
§.887. Çmimi i jetës së nierit âsht nji, si per të mirin si edhè per të keqin.
§.888. Seicilli mbahet i mirë edhè i thotë vedit: "Jam burrë" e i thonë: "A jé burrë!"
§.889. Me kênë veçim gjaqesh, kanûja nuk kishte dieit me i a gjetë vangun pûnës prej ple-qnish e pêgjesh në peshim të të mirit e të keqit, tuj kênë sè seicilli mbahet rrumbull katerqind derhêm n'okë të vet.
§.890. Me pasë lânë shtegun e veçimit të gjaqevet, të keqin per dukë e per fisnikifirukun- kishin me e vrà edhè pà pûnë, ishin shtue vrasët, 'si mos të kishte dalë kush me lypë arsye per vrasë të të keqit e të firukut.
§.891. Prandei "Gjaqet i là Leka si nja-nja: del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit". Shpirt per shpirt, 'sè duken e falë Zoti".
§.892. Kush të vras nierin prà, kje burre a grue, djalë a cucë a edhè férishte djepi, i mirë a sherntim per dukë, krye, plak a sterplak, i pasë a i pàpasë, fisnik a firuk, ndeshkimi âsht nji doret: per vrasë të mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysë kau giobë.
§.893. Kush të shitojë nierin, çmiml, i permendun ne 892 pergjysmohet si per mashkull si per femen.
§.894. "E shituemia shkon mbas kerçikut, a si t'i a prejë mjeku" (Çmimin e mjekim-it si t'a prejë mjeku).
§.895. Pajtimi i gjakut a i varrës, qi bahet me krenë e djelm, nuk kà tjeter per posë 6 qese per gjak e 3 qese per varrë. Pajtmi i giakut a i varrës, qi bahet me ndermjetsi të dashamirvet, permbi 6 a 3 qese lypin edhè të prishunat e mjekimevet.
§.896. Të ramt në gjak, po u bâ vrasa në katund, dorërasi me mashkullim të shpis edhè fer-ishte djepi në kjofèt do të bahen e do të dalin prej katundit e do të shkojn nder miq, per me i u shmangë rrezikut të vrasës.
§.897. Me grani të dorërasit slà pûnë shpija e të vramit, sepsé "Grueja e Prifti nuk biejn në gjak".
Nye i njiqindenjizetepesët.
“Gjaku shkon per gisht”.
§.898. Në kanû të veter të Malevet të Shqypnis vetem dorërasi bijte në gjak, ase aj, i cilli tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë kundra nierit.
§.899. Shpija e të, vramit nuk mujte me ndjekë as me vrà tjeterkend prej vllazensh, nipash a kushrijsh të gjaksorit, pos gishtit dorërasit.
§.900. Kanûja e vonshme pershin mashkullimin e shpis së dorërasit mjé në ferishte djepi, kushrinin e nipat e ngiatë, edhèpse të damë, por per 24 orë, në valë të gjakut , e mbas 24 orësh do t’u qitte dorzânë shpija e të vramit
Nye i njiqindenjizegjashtët.
“Gjaku per gjak me mbetë”.
§.901. Kur të vrasé shoqi shoqin dy vetët, qi u fjalisen, e biejn të dy dekun, jesin krye i per krey, ase gjak per giak.
§.902. Shpijat e të vramvet nuk mùnd të shtyhen në fjalë, as nuk mùnd të lypin shperblime lagjja lagies. Do të dorzaniten mbas kanûnit.
§.903. Po mbet niani i vràm e tjetri i shituem, atbotë i shituemi do t'i a kthejë tepricen e çmimit të gjakut të vramit.
§.904. Po m'a vrau kush têm vllà un u çova edhè e gjuejta nji të shpis së dorërasit, tuj e shitue nji herë e mjé në njizet herë, së mbramit drodha pushken edhè e vrava të vllan e këtij a mun dorërasin e t'êm vllà, të gjitha varrët do të pleqno-hen e do të lahen, e i vrami jét krye per krye me t’êm vllà të vrâm.
§.905. Po vrava atê, qi paçë shitue njizet herë, varrët hupin, e jesin gjak per gjak me të vramin.
§.906. Po qita mbë kend edhè vetem e gervishta në krye, i kam 3 qese per varrë.
§.907. Po i rashë kambës i kam 750 grosh.
§.908. E shituemja në brêz e perpjetë kà 3 qese, në brêz e teposhtë kà 750 grosh.
Nye i njiqindenjizeteshtatët.
“Gjaku per faj nuk jet”.
§.909. Çdo faj, qi fi bajë Shqyptari Shqyptarit, tager kà me e mundue me pleq e me pêgje, orsé nuk mùnd t'a vrasë, 'sè "Gjaku per fâj nuk jét".
§.910. Po më shau kush, e un e vrava, i a kam giakun.
§.911. Po erdh kush me m'i dhânë zjarré shpis, a ksollës, a tbanit, un e prita edhè e vrava, îkarn gjakun,
§.912. Po erdh kush me të vjedhë, edhè e shef tuj t'a zhberthye deren, e vrave, i ké gjakun.
§.913. Erdh kush me t'a dlirë vathin, e shef tuj t'a vû tufen e gjasé perpara, rrane me xjer-rë gjânë tande e atij s'i lodhet mendja me t'a lshue, po e vrave, bjen në gjak.
§.914. T’u mbat kush a të rà, ti e vrave, bjen ne gjak.
§.915. Të hypi kush në qafé, edhèpse jânë dy duer per nji krye, po e vrave, i ké gjakun.
Oroe: 914 e 915 peshohen mbas rand-sis së fajit.
Nye i njiqindenjizetetetët.
“Gjaku s’bahet giobë”.
§.916. "Gjaku gjak, gioba giobë, thotë kanûja."
§.917. Gjaku s'hupë kurr.
§.918. Në çdo faj me i rà shpis së dorër asit shpija e të vramit, do të gjygjohen e do të ple-qnohen edhè me pêgje, ne e lypët nevoja; prose faji jét gjithherë faj, e shpija e të vramit do t'a perligjë Shpin e dorërasît, 'si t'a shofin me udhë pleqt.
§.919. Në çdo giobë me rà shpija e të vramit, gioben e làn giobë, porsé giakun s'mùnd ti ia hupin a giobë s'mùnd ti a bâjn edhèpse shpi e ligë edhè e lânun.
Nye i njiqindenjizetenandët.
Gjaku per punë të ligë.
§.920. " Ata, qi kàn shtat e dhûnë bashkë, po u vran të dy në pûnë të keqe, shkojn gjakhupës."
§.921. Parimi "Gjaku per faj s'jét", në dhunim të gravet e bjerrë fuqin e vet.
§.922. "Mikun e prém, armët e gruen e dhunueme, kanûja s'i perket."
§.923. I marruemi e e marruernja vetem atbotë shkoin giakhupës, kùr të vriten në pûnë e në mndyrë të keqe e me nji pushkë.
§.924. Prindja e të marruemve nuk mùnd t'i kerkojn per gjak por do t’i apin dorërasit fishekun e prishun me "Të lumët dora"!
§.925. Do të qesin dorzânë, sè gjaqet e të marruemve nuk do t’i kerkojn perjetë.
§.926. Po i kjau zêmra prîndes së të vramve, sè dorërasi nuk i kà vrà në pûnë të dhun-shme, gjygii i shenjon bén mbas kanûnit.
§.927. Po e là Porota mbrendë, dorërasi jét në dy gjaqe e në giobë mbas kanûnit.
§.928. Po pshtoi njana lagje pà u vrà edhè hiku, dorërasi, qi i gjet në pûnë të keqe, nuk mùnd t'a vrasë mbrapa, 'sè bjen në giak, e lagje së vrame gjakun do t'i a lajë.
§.929. Po duelen me marre grue e vajzë a cucë, e po pshtuen pà u vrà hiken në dhé të largët, ata i leçitë Flamuri per jetë.
§.930. Po u hetue aj, qi i koriti edhè i vûn rrethin si këtij si edhè të marruemeve, fisi, katundi e Flamuri i grin të dy, tuj jau bâ gjakun giobë.
§.931. Grueja e vêjë a cucë, qi delshîn me marre, do të digjeshin per së gjalli në grumbull të plehit. Ase i vejshin ndermjet dy turrave drush të ndezuna e a i bajshin me kallxue simahorin, a i leishin të shkrihen per mnderë ndermjet dy zjarmesh. Me kênë sè mbrrijshin me i a xjerrë fjalen sè cilli e koriti, atbotë i vejshin rrethin edhè simahorit, edhè i grijshin bashkë.
Nye i njiqindetridhetët.
Vrasa pa hiri.
§.932. Vrasa pà hiri nuk e kà të ndjek-men me pushkë. Dorërasi làn giakun e dorzanitet.
§.933. N'at gjak të xet dorërasi do te largohet e te rrîjë mshefèt mjé qi të mirret vesht puna mire.
§.934. Hin gjindja e urtë e, 'si të verte-tohen sè pernjimend kie pà hiri vrasa, qi u bâ, dorërasi làn çmimin e gjakut edhè dorzanitet.
§.935. Me vrà kush edhè pà hiri gruen me shtat xânë, posë 3 qesevet të gjakut të grues, i a presin edhè barrés 3 qese.
§.936. Po u perpush dorërasi per 3 qese te barres, kanûja e ep me çilë të vramen, per me pà pale a pat djalë a vajzë.
§.937. Po pat djalë, dorërasi do të lajë 3 qese per gjak të grues e 6 qese per gjak të dialit: po pat vajzë, posë 3 qesevet të grues së vrame, do të lajë edhè 3 qese të vajzës.
§.938. Vrasa pà hiri nuk kà giobë.
Nye i njiqindetridheteparë.
Vrasë me dorzani.
§.939. Me bâ me u ngatrrue nder vedi shpija e dorerasit e shpija e të vramit mbas gjakut të pajtuem, dorzanvet u duhet me hî në flakë e nuk do të bâjn qi t’u dhunohet êmni e dorzanija.
§.940. Po krisi pushka ndermjet tyne, Dorzânët do të kerkojn mikun e prém prej lagjes, qi nisi pushken. "Gjaku shkon per gjak".
Nye i njiqindetridhetedytë.
Pushka ndjekë gjaksin.
§.941. "Pushka e nisun kà giobë". "Pushka e paré kà giobë".
§.942. "E shkrepmja kà giobë."
§.943. Po u fjalisen dy vetë e njani e dredhë pushken mbë tietrin e e shkrepë, por s'i ndezë, po s'u vran n'at valë, i pari, qi shkrepi pushken, bjen në ndeshkim të giobës.
§.944. Po e shkrepi i pari pushken e nuk i ndezi, i dyti i ndej gati edhè e vrau, ky bjen në gjak, por jo në ndeshkim të giobës, sè "Pushka e mbrame nuk jét me të paren".
§.945. Me shkrepë pushka pà hiri, i zoti i pushkës bien në gjak, po vrau a shitoi kend.
§.946. Po hîni kush në shpi të kuej e, porsà t'a vjerrë pushken në krrabë, i kputet rrypi, shkrepë pushka edhè vret ndonji të shpis a kedo, i zoti i pushkës bien në gjak.
§.947. Po e là miku pushken të ngrefët edhè shkrepi e vrau kend, i zoti i pushkës bien në gjak.
§.948. Po e vûer miku pushken'në krrabë e kjo u thye e rà pushka në tokë, shkrepi edhè vrau kend, i zoti i krrabës bien në gjak.
§.949. Kuji e krraba jânë vû per të vjer-run të pushkvet, prà i zoti i krrabës a i kujit do t'u vete menden e mos t'i lete t’u brejshin prej krijet.
§.950. Po u vrà kush e mbet dekun në ni i kra e në tjetrin u shituen dy vetë, jesin gjak per gjak nji gjak, dy varrë.
§.951. Po vrau kush gruen me shtat xânë. kanûja e ep qi të çilet e po, pat djalë, dorërasi, posë giakut të grues, do të lajë 6 qese per giak të djalit; po pat cucë, do të lajë 3 qese per fmi e 3 qese per t'âmen.
§.952. Pushka e shtîme per mik të prém të lshon në gjak, por jo në giobë.
§.953. Pushka e shtîme per grue a cucë të dhunueme s'kà as gjak as giobë.
§.954. Pushka e shtîme per armë të mar-runa, bien në gjak, por jo në giobë.
§.955. Pushka, qi vret pà hiri, kà gjakun gjak, por s'kà giobë as të ndjekmen.
§.956. Pushka e shkrepun mbë kedo kà giobë.
§.957. Per çdo vrasë: 6 qese per gjak, 100 desh e 1 kà giobë Flamurit e 500 grosh derës së Giomarkut t'Oroshit (per Mirditë).
Nye i njiqindetridhetetretë.
Kush vret vendin, shkon gjak-hups.
§.958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupës.
§.959. Shpija e vetvrasti bjen në globë, 'sè giobitë vedin me të bjerrun të njij njerit e me të prishunat e drekvet.
§.960. Po vrau i vllai të vilan, gjakhupës shkon, porsé gioben e Flamurit do t'a bâjn si mbas kanûnit.
§.961. Po vrau i biri t'an, s'e ndjekë kush, porsé i biri, dorërasi, grihet a prej fisit a edhè katundisht.
§.962. Me vrà i biri tâmen, bjen në gjak me prîndët e s'amës.
§.963. Me vrà i shoqi të shoqen, bjen në giak me prîndt e grues.
§.964. Me vrà e shoqja të shoin, prînd-ja e kësaj biejn në gjak. (Ka ndollë qi prindja e kà gri të bin, qi bate két shemtim.)
Nye i njiqindetridhetekatert.
Shkuesija e gjakut.
§.965. Shkues i giakut thirret aj, i cilli perpiqet té shpija e të vramit, per me e pajtue dorërasin.
§.966. Shkuesi i gjakut, po i duel në krye pûnës, kà tager në kpuce.
§.967. Kpucët a opangat e shkuesit per-bahen prej 500 groshësh.
§.968. Kpucët e shkuesit të gjakut i làn shpija e dorerasit.
Nye i njiqindetridhetepesët.
Pajtimi i gjakut.
§.969. Paitimi i gjakut bahet dy mndyrësh:
- me të himë të dashamirvet të shpis së të vramit e te Famullitarit
- me të dalun të Krenvet, të Derës së Gjomarkut e ë djelmvet të Flamurit. Në két rasë per çdo vrasë Dera e Giomarkut t'Oroshit mirrte 500 grosh.