LIBRI I NJIMBDHETËT: Kanuni i pleqnis
Nye i njiqindekaterdheteparë.
Tagri e detyra e Pleqvet.
§.991. Plaku i pengut nuk mùnd t’i lypë të falmet e të premet e kanûs, pà e ndreqë pûnen.
§.992. Pleqt jânë a të parët e vllaznive a Krenët e fiseve, zyra e të cillvet âsht e pshtetun në themel të tagrit kanûnar.
§.993. Pa këta nuk mùnd të bahet ndo'i kanûn i ri e as kurrnji gjygj a pleqni, qi do të per-shijë a nji vllazni, a nji fis, a edhè nji katund e Flamur.
§.994. Pleq thirren edhè burrat më za per urti e qi jânë regjë nder gjygje e pleqni.
§.995. Per pûnë të veçanta e per të kapme të posaçta, edhè të permendunt mùnd të mirren per pleq pêgjesh e gjygii i bam prej 'tyne âsht i njoftun prej kanûnit, mjaft qi të pleqnojn mbas këtij.
§.996. Pleqt e Kanûs kàn tager me shmangë çdo rragë e kercnim damesh e vraset, kû me urti, kû me fuqi bashkë me katund e nder kerc-nime të randa fôrt do të lypin krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per të pruin ne mend të dalunin mendësh.
§.997. Pleqt kàn tager me mbledhë katudnin, kùr mos të due kush me i ndêjë gjygjit të folun mbas kanûnit e pà krahambajtje.
§.998. Per pleqni të vogla do të mirren Pleqt në katund permbas v1laznijet e fisit.
§.999. Pleqt e mârrun per me bâ ndo'i pleqni, aty e n'at hov, qi t’u apin zabuken të fjal-isunt, tager kàn me bâ gjygj e me e çue deri në mbarim.
§.1000. Jo veç Pleqt ase Krenët e Kanûnit kàn két tager, por edhè Pleqt e çashtjevet të veçanta, 'si t’i ketë zgiedhë kush per pleq, kàn tagrin e permendun.
§.1001. Si t’u epet Pleqvet në dorë pengu i pelqimit, edhè ne u pendojshin të fjalisurit, nuk mùnd t'u a stermarrin pengun, as nuk mùnd t’i ndrrojn ata Pleq.
§.1002. Parimi î kanûnit âsht: "Plak mbi Plak, gjygi mbi gjygj e bé mbi bé kanûja nuk bân §.1003. Pûnët e randa, qi e vrugnojn nderen e katundit a të Flamurit, do të peshohen prej Pleqvet të katundit e prej Krenvet të Flamurit.
§.1004. Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjygi e nuk mùnd të gio-bisin kend në katund, pà i pasë me vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në të cillin gjindet fajtori.
§.1005. Po ndolli sè duel mendsh nji katund mârrë me gjith Pleq e Vogjli, atbotë ngre-hen Krenët e Flamurit me Pleq e Strapleq vllaznish e fisesh e me gjith Vogjli ede e bien ne mend katundin e dalun dore.
§.1006. Po u çue ndoi katund per me u ngrefé luftë Krenvet, Pleqvet. Strapleqvet e Vôgjlis së Flamurit, rien të cillin gjindet, atbotë do të bahet me dieje Dera e Gjomarkut, në zâ të së cillës do të çohen edhè Flamurt tjerë e nen prije të kësaj Dere do të msyhet katundi i dalun dore. edhè e bien në mend me ndeshkime giobësh, nie të xjerrun prej vendit, a edhè me grime katundisht, në pasët bâ kush ndo'i fâj per të grim.
§.1007. Sjelljet e ndeshkimet e permen-duna i veshen edhè nji i Flamuri. kùr të dalë dore,me ndryshim qi Flamuri marë nuk mùnd të xieret prej vendit, porsé leçitet prei Flamursh tjeré mjé qi të shtrojë pengun.
§.1008. Kanûnet. qi vên nji katund me Pleq e Vogjli per vedi bj.fi. per hjeksi, pabesni, per vrasë a cubni, as Flamuri e as Dera e Glomarkut nuk mùnd t’u a luej, mjaft qi mos të trillohen pûnë te reja, qi të jenë kundra vendimevet jetike të kanûnit të Malevet.
§.1009. Nder gjygje e pleqni, qi i perkasin katundit mârrë a njij Flamuri, Pleq të veçanët nuk kàn tager me mârrë neper dorë. Këto do të peshohen pre.) Pleqvet e Krenvet të kanûs së Katundit e të Flamurit.
§.1010. Po rà në faj nji Plak katundi, do t'a lshojë pengun në dorë të Vogjlis.
§.1011. Po s'u gjegj me shtrue pengun, Vogjlija thrret Krenët e Flamurit e zbashkut e bien n'arsye.
§.1012. Po rà në fâj kush i derës së Gjomarkut, gjygjin do t’i a bâjn Krenët e Vogjlija e të glith Flamurvet.
§.1013. Po rà në fâj ndonji prej Flamurtarësh, do të peshohet prej Krenvet e Vogjlis; e Kreu i Flamurit në faj do të peshohet prej Flamurtarit, Krenvet tjerë të Flamurit e prej Vogjllje.
§.1014. Edhepsé Plak, a Krye, a i Derës së Giomarkut, pengun do t'a lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis, po bani kush vàj mbë 'të.
§.1015. Pleqt do të bâjn gjygj pà kra-hambajtie e pà u thye prej nendoresh a të folmesh prej njanit a tietrit.
§.1016. Po u hetue ndo'i Plak sè e bani gjygjin me krahambajtje e kundra kanûnit, veç pse i thyem prei mendoreve t'anës kundershlare, posë faqes së zezë, s'e mêrr kush mâ per Plak.
Nye i njiqindekaterdhetedytë.
Pegjet.
§.1017. "Pengu i lshuem nuk mirret mâ".
§.1018. Pengu âsht nii shêj i landët, qi epet në dorë të Pleqvet gjygjtarë me tager qi të bâjii gjygj mbi ankimet e dy kundershtarvet.
§.1019. Pengu thirret "Pengu i pelqimit a i zabukës".qi don me thànë sè, tuj e dhânë pen-gun në dorë të Pleqvet gjygjtarë, këta gjinden gati me i ndêjë gjygjit e pleqnis.
§.1020. Pleqnlja e gjygji bam pà pêgje,faqe kanûnit s'kà vjeftje.
§.1021. Para sè të fillohet gjygji, pêgjet do të jenë në dorë të Pleqvet, e të kapunt në padi, pose qi nuk mùnd të luejn mâ, ata lidhen edhè me là opangat, ase Pleqnin e preme prej kanûnit.
§.1022. Per peng xêhet arma, fisheku, ortari a edhè kutija e duhànlt, mjé qi të biejn pêg-jet, qi t’i parasohen vjeftjes, per të cillen kapen.
§.1023. Nder pleqni ankimesh, zhgarkimesh a shplfjesh flala e gojës nuk pelqehet per peng, duhet shêji.
§.1024. Fjala peng jét vetem atbotë, kùr t'i flasë kush kuej kaq e kaq, per n'i a ndreqët nj i pûnë.
§.1025. Po i a ndreqi pûnen, të folmen i a kà dptyrë burrit të hueî.
§.1026. Po ngulen Pleqt e pegjevet njani ne mende të vet e tjetri në të ve'n, do t’u siellen Pleqve tjerë, porsé per të prishuna nuk mùnd t’u randohen të fjalisunvet (të zotvet të pegievet).
§.1027. Opangat e Pleqvet do t’i lajn të zotët e pêgjeve, sà njani aq tjetri.
§.1028. Opangat e Pleqvet lahen jo mbas andjes së Pleqvet, por mbas randsis së ple-qnis: "Mbas pengut shkoji opangat". "Mbas gja-jet shkojn opangat".
§.1029. Pleqnija e njij paradites kà pêsë grosh. (heret nuk baheshin pleqnit mbas-dite.)
§.1030. Per pleqni të dâme me "gùr", të kapunt do të lajshin kà 10 grosh per pleqni.
§.1031. Para sè t’i a hijn gjygjit Pleqt, do të bâjn két bé: Per két të mirë të Perendis (mbî nji shêj Besimi) e si e bajsha mue më ndimofët, gjygjin nuk do t'a baj me dredhi e me krahambajt-je e, mjé ké të m'a mârrë mendja e shpirti, nuk do Vi baj lak kanûnit e gjygjit të drejtë!
§.1032. Jashta katundit nuk kà tager kush me gjetë Pleq.
§.1033. Po duel kush me lypë Pleq në Flamur, nen të cillin gjindet, do të mârrë per Plak nji prej Krenësh e jo prej VogjIijet.
Nye i njiqindekaterdhetetretë.
Shtim Pleqsh.
§.1034. "Gjygi mbi gjyg e Plak mbi Plak kanûja nuk bân."
§.1035 "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Sh.Pali. Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Gryka e Oroshit. Dera e Gjomarkut themeli i kanûs."
§.1036. Po i a dorzove pengun Plakut, e ky t'a bani gjygjin, s'ké pse lypë mâ Plak e gjygj.
§.1037. Po s't'a mbushi menden gjygji i Pleqvet, qi ti i zgodhe e i pelqeve, tager ské me e stermarrun pengun t'and as me zgiedhë Pleq tjerë.
§.1038. Po u vojt mendja të zotve të pêgjeve, sè u âsht bâ gjygji pa' rrugë e me kraham-bajtje, kàn tager mos me i ndêjë pleqnis.
§.1039. Pleqt e parë nuk lshojn pêgjet, porsé këta jânë në detyrë me dlirë vedin, tui jau lshue pêgjet e veta në dorë Pleqvet të dytë të zgled-hun prej sish, e mbasi të jau shtrojn gjygjin e bam, do të peshohet prei Pleqvet të dytë.
§.1040. Po e bân të keq gjygjin e Pleqvet të parë, këta të dytët u mârrin pêgjet të fjal-isunvet e, posë qi jesin pa' opanga, këta do të lajn opangat e Pleqvet të dytë.
§.1041. Pleqt mùnd të stohen mjé në tri lagje: po s'e kputen gjygjin, atbotë do të hijn nder krenë deri në Derë të Gjomarkut, qi âsht therneli kanûs. Pertej kësaj Dere s'ka.
§.1042. Po duel i mirë gjygji i Pleqvet të pare, pêgjet e para do të lajn dy lagje opangash: Pleqvet të parë e të dytvet.
§.1043. Po ndollen gjygje a pleqni të randa, zhvillimi do të lypet në derë të Gjomarkut.
Nye i njiqindekaterdhetekatert.
Porota.
§.1044. Porotë a Poronikë me gojë të kanûnit thirren ata nierz të cillt shenjohen me gisht prej gjygjit, per me bâ bé e nie xjerrë së keq ndokend.
§.1045. Poronikë do të.jené asish:
- qi mos të jenë gjetë në bé të rrèjshme,
- qi mos të kênë ndo'i mllef as kundra lagjes, qi bân bé, as kundra asaj qi veshtron bén,
- qi mos të jené gjind Iloftaré. qi vierrin shpirtin në krrabë per nji mullë bukë.
- qi, némose me hamende mû nd të diejn ndo'i pûnë, a mùnd t'a hetojn mâ lehtas,
- s'do të jenë gra, 'sè kanûja s'i xèn,
- qi mos të jenë të betuem e mnisa.
§.1046. Peregjithsisht beja pà Porotë s'bahet.
§.1047. Parimi i kanûnit âsht: "Beja kà Poroten, Porota kà mundin nder hetime e të lidhmen".
§.1048. Prifti s'çohet në bé; por, me qil-lue sè i lypet beja, si per me là vedin, si edhè per Poronikë, ky xêhet per 24 vetë.
§.1049. Nji krye i Flamurit, po u thirr në nji bé 24 vetësh, 12 i a nief gjygji e per 12 të pan-jefun âsht vetë.
§.1050. Aj, qi u prîn Poronikvet në bé,nuk njifet per Poronik. Parimi i kanûs âsht: "Njiqind Poronikë por i zoti s'njifet".
§.1051. Porota nuk shkon në bé, pà i u lidhë i zoti i bés.
§.1052. Aj, qi prîn bés, do t’i lidhet Porotës, qi, po duel beja e rrêjshme, të lajë gioben e Kishës per dhunim të bés se rréjshme, gioben e Flamurit a të katundit, si mbas numrit të Poronikvet e dypernjahen të zot't.
§.1053. Gjygji do të niefin per Poronikë gjind prej vllaznijet e prej katundit t'atij, qi do t’i prijë bés.
§.1054. I zoti i bés do t’u shkojë Poronikvet të niefun per derë, per me i bâ me dieje se gjygji i kà niefé per betarë.
§.1055. Poronikët e panjehun, qi i gjen vetë i zoti i bés, ne gjygj e para Pleqvet do t’i kallx-ojé emen per emen, si i kallxuen atij të njefunt.
§.1056. Edhè Paronikvet të paniefun do t’u shkojë per derë i zoti i bés per me u kallxue, sè i kà zgjedhë per betarë.
§.1057. Gjymsen e Poronikvet i njefë gjygji, e gjymsen tjeter i gjen i zoti i bés.
§.1058. Pleqt, mbasi t'a njefin Poroten, do t’i thonë të zot't të bés qi, per ne pasët dyshim prej ndonjanit nder Poronikë të niefun, sè kishte me e lânë Iidhë prei ndo’i reset a mllefit, të kallxo-jë aty.
§.1059. I zoti i bés, si të diftojë arsye të themelta per niânin a tjetrin nder Poronikë të nje-fun, Pleqt e gjygjit jânë në detyrë me i ndrrue.
§.1060. Ndrrim Poronikësh mùnd të bahet mjé në tre vetë, por jo mâ.
§.1061. Dita e bés i caktohet Porotës, e i zoti i bés âsht në detyrë me e mbledhë.
§.1062. Porota, para sè të shkojë në bé, do të perpiqet me bâ hetime kû të mundet, me e shqyrtue të zon e bés, qi mos të shkojë në bé të rrêjshme.
§.1063. Porota kà tager me bâ hetimet e veta e, po kje çeshtja e padis teper e rigatrrueshme, kà tager me e shty bén mjé në gjashtë muej, tuj vijue nder hetime.
§.1064. Per ngatrrime të randa fôrt e qi kapin hapët, Porota kà tager me e shty bén, edhè me vjetë.
§.1065. Si të két bâ hetimet e veta' Porota e, si t’i két hullë fjalët haj per me e lirue me bé të shpifunin, haj me e lânë lidhë, s'kà pse shtry-dhet, a njanen a tjetren do t'i a kallxojë të zot't të bés.
§.1066. Edhè nji nder Poronikë, 'si mos të ndigjojë me e bâ bén, i zoti i bés jét lidhë.
§.1067. Kanû âsht, qi nji Poronik a edhè mâ, qi nuk don me bâ bé, do t’i a shndoshë zêmren të zot't të bés, edhè me bé, ne e lypët, sè nuk e lajn lidhë prej ndo'i mllefit a mnijet, por vetern prej' drojet e dyshimit të mos shkoin në bé të rrêjshme.
§.1068." Po hàngri bukë Porota, bén e kà të bame".
§.1069. Po u mblodh Porota, edhè hàn-gri buken e bés, i zoti i bés del i pafai; Porotes s'i jét tjeter veç me shkue në bé.
§.1070. Po e là buken pà hànger Porota, i zoti i bés jét në faj.
§.1071. Po s'u gjegj zhgarkuesi me ardhë në ditë të caktuerne, per me pà bén, i shpifu-ni mundet me fjetë në qetsi, sè me bukë të hàngerme prej Porotet, ajo duel i pafaj.
§.1072. Porota do t’i thotë zhgarkuesit a të vîjë me pà bén, a të qesë kapucarin.
§.1073. Zhgarkuesi, edhè ne u perpushët ndo'i ditë, së mbarmit, a do të shkojë me pà bén, a do të qesë kapucarin.
§.1074. Porota, per ne u mbledhët me bâ bén jashta ditës së caktueme, s'kà tjeter bukë, por shkon në bé e derdhet në pûnët të vet seicilli.
§.1075. Në ditë, qi do të bahet beja, do të pranojn edhè Pleqt e gjygjit të bam.
§.1076. Beja do të bahet me két rend:
- prîn në bé i zoti, per me i a shndoshë zêmren Porotës,
- mbas këtij do të bâjn bé ata, qi e kàn mâ afer me giak,
- mandej bâjn bé Paronikët e njefun prei gjygjit,
- së mbramit Poronikët e paniefun.
§.1077. Fjalët e bés do të shqyptohen pà ndrrim e sikursè i kà niefé e rreshtue gjygji i Pleqvet.
§.1078. Të giithë sà Poronikë të jenë, do të bâjn bé, tui e pshtetun doren mbë shêj të besim-it, perposë në falët a në jashtofët kend per nderë vetë i zoti gjâs.
Oroe: Dukagjini, Malsija e Gjakovës e sà krahina tjera Poroten e njefin disà per "dorë bejet" në Kishë, e disà tjera e lajn per "me ndigiue bén".
Nye i njiqindekaterdhetepesët.
Kapucari.
§.1079. Kapucar thirret aj, i cilli difton fajin e ndokuej, si bj.fj. ndo'i viedhni të mshefne, a ndo'i vrasë të hupne permbas hetimeve, qi bân .
§.1080. Kapucari peregjithsisht nuk del faqe, a ndollë sè del edhè çiltas.
§.1081. Kapucari do të ketë kpucët e veta permbas të folmevet të zot't të gjâs se vjedhun a të gjakut të hupun.
§.1082. I zoti i gjâs së viedhun a i gjakut të hupun, para sè t’i flasë kpucë kapucarit, do të shkojë në katund të pandehunit do të mârrë dy shokë të tij e bashkë me 'ta. do t’i shkojë tê dera, per me lypë arsye prej tij.
§.1083. Si mos t'i vêhet kurrsesi i pan-dehuni, i zoti i gjàs do t'i kallxojë sè do të flasë kapucarin në shpinë të tij.
§.1084. Po i thà i pandehuni, sè âsht i lirë të flasë kapucari sà të duei po duel në fâj, kpucët e foluna kapucarit do t'i lajë ky.
§.1085. Po i foli kush kpucët kapucarit pà e bâ me dieje të pandehunin, edhè në dalët fajtuer ky, kpucët e foluna prei të zot't të gjâs pergjymsash do t'i lajn.
§.1086. Kpucët e kapucarit jânë me dorë në bé, qi mos të randohet i pandehuni me teprime të foluna, edhè në dalët në fâj.
§.1087. Kanûni i pergjithët âsht, qi kpucët e kapucarit nuk mùnd të kalojn çmimin e gjâs së hupun.
§.1088. Gruen s'e xên kanûja per kapu-car.
§.1089. Kapucarija e hershme me dorë në bé kishte 50 mié në 500 grosh.
§.1090. Kapucari i gjetun në rrênë do të late gjân e huej ne vend të cubit. (Dukagjini)
Nye i njiqindekaterdhetegjashtët.
Pagesa e Kapuctarit.
§.1091. Kapucarlt i nepen kpucë:
- per gjak të hupun 1500 grosh
- vath, shpi et 1 të ihyem 500
- mushk 1000
- kàl 500
- ogiç 500
- kà hullijet 400
- thi të mbajtun 500
- lopë të barrës 150
- gomar 150
- mzat 100
- dele e dhé 25 grosh
- viç të njomë 25
- thi 23
- edhe e kingj 10
§.1092. "Kapucari hjekë bén". Po duel kapucar nji burrë i’ndershem, beja nuk i epet të pandehunit, do t'apë arsye.
§.1093. "Kapucari xjerrë gjân e hupun". Si të tumiret kapucari prej Pritëtarvet, i pandehum jét në faj, e do t’i a kthejë gjân të zot't si mbas kanûnit.
Nye i njiqindekaterdhetshtatët.
Pritëtarët e Kapuctarit.
§.1094. Pritëtarë ' jânë ata, zyra e të cill-vet âsht me bâ hetimet e dhunshme, tuj e rrethue kapucarin me të pvetuna të shpeshta, tuj a vû menden, mos po bân lak nder diftime e mos t’i zhgarkohet kuej.
§.1095. Pritëtarët do të jenë nierz të ndershem, t’urtë e veshtakë, e të rregjun nder shqyrtime e hetime.
§.1096. Pritëtarët do të jenë prej asish, qi gjygji i kà niefë per Poronikë.
§.1097. Si s'a'kanû, qi kapucari të dalë çiltas, ashtû kà tager kapucari me lypë me emen disà prej Poronikësh, të cillvet u xên besë mâ fôrt sè nuk e qesin.
§.1098. Parase të fillojn me bâ hetîme, Pritëtarët do t'a vêjn në bé kapucarin, qi do të kallxojë drejt, pà krahambajtje e pà mllef.
§.1099. Mje në tri lagje Pritëtarësh mùnd t'a shqyrtojn kapucarin.
§.1100. Gjithsà herë të flasin Pritëtarët me kapucarin, msheftas do të flasin.
§.1101. Po thà kapucari, sè ajo gjâ e vjedhun âsht shitun, Pritëtarët do të dergojn gjin den per hetime.
§.1102. Po thà kapucari, sè gjaja e vjed-hun âsht pré, Pritëtarët do të lypin nji shêj prej tij, bj.fj. nji copë lkurë, brynat, a ndonji gjymtyrë tjeter.
§.1103. Si të tumiren diftesat e kapucar-it prej Pritëtarvet, mohimet e cubit a të gjaksit, edhèpse të rrêjshme, nuk mùnd t’i ndalin kush deri tê beja: por Porota kà tager me i ndalë doren e mos me e lânë me shkue në bé të rrêjshme.
§.1104. Po duel kapucari i dyshuem faqe Pritëtarvet, tuj kênë ky në të drejtë, e duel edhè e kapi per krahi cubin a gjaksorin, kpucët i kà të preme 500 grosh mié në 1500 grosh.
§.1105. Pritëtarët do të bâjn bé mos me qitë kapucarin per të gjallë, posë sè në dashtë me dalë vetë
Nye i njiqindekaterdhetetetët.
Burrat e Malevet të Shqypnis në kuvend.
§.1106. Kuvendi âsht nji bashkim fisit a fisesh me Krenë, Pleq, Sterpleq e Vogjli a Djelmni të dheut, qi kanë qellim me rrahë ndonji çashtje a me lidhë ndonji besë.
§.1107. Kuvendet bahet pjesnisht a edhè pergjithsisht.
§.1108. Kuvende të pjesshme jânë ato të katundeve, në të cillat mârrin pjesë Pleq, Sterpleq e Vogjlija e njij katundi.
§.1109. Të pjesshme thirren edhè ato kuvende, në të cillat bashkohen të gjith Pleqt e Sterpelqt e Vogjlija e Fiseve të ndryshme qi sundohen prej njij Kreut.
§.1110. Kuvende të pergjithshme jâné ato, në të cillat bashkohen Pleq, Sterpleq, Vogjli me Krenë e me Derë të Gjomarkut.
§.1111. Nder kuvende, gjygje e peshime mârrin pjesë:
- Dera e Gjomarkut t'Oroshit,
- Krenët e fisevet,
- Pleqt e fisevet e të katundevet,
- Sterpleqt e fiseve e të katundevet,
- Djelmnija e Vogjlija e të gjitha fisevet,
- Kasneca fisesh,
- Giobtarë.
Nye i njiqindekaterdhetenandët.
Vende kuvendesh.
§.1112. Bashkime kuvendesh mbahen a nder oborre Kishësh, a nder rrenime të vietra faltoresh, a në zemer të vendit.
- Mirdita në Sh. Pal a në Grykë t'Oroshit,
- Lura tu Kisha në katund të vjeter,
- Thkella tu Kroni i Fikut në Perlatai,
- Matia në Lis,
- Malsija e Lezhes (Zhuba) në Molung, ké Dardha Kerbucë,
- Dibra,
- MaIsija e Krues në bendë,
- Malslja e Tiranës në Martanesh,
- Malslja e Elbasanit,
- Laberila (Arbërija),
- Arbënija në Larushk,
- Kurbini në Djerr të Selitës, në Laç-Sebaste,
- Luma në Bicaj,
- Hasi,
- Malsija e Gjakovës tu Vorret e Shalës,
- Dukagjini në Koder të Shen Gjergjit (Shosh),
- Puka tu Qyteti i Pukës,
- Postripa në Qytet tu Xhamija (Drishte),
- Mbishkodra tu Kisha e Brigjes- Rapshë,
- Kelmendi në Qafé të Berdelecit,
- Capa (Zadrima) në Dajç,
- Nikaj në Merteur tu Kisha e Nikajvet,
- Merteur e Krasniqe tu Blîni i kuvendit (Selîmaj).
§.1113. Burrat e bashkuern në kuvend rrijn në gjymës rrethit: ashtû qi të mùnd të shofin shoqi shoqin e po u thirr kush. të két shteg per me u dukë nder Krenë e Pleq.
§.1114. Burrat e dheut në kuvend rriin t'armatisun.
§.1415. Sà te jené në kuvend burrat e dheut, s'kà tager kush i huej me u perzie nder 'ta.
§.1116. Nder gjygje e peshime Krenët e Pleqt rrijn në vedi e Vogjlija në vedi.
§.1117. Krenët e Pleqt rrijn në kuvend mbas prijet e tagrit.
§.1118. Në kuvend, sà të flasë niani, t'jerët do të ndigiojn e të heshtin.
§.1119. Çashtjet e vogla e të kapmet, qi kà katundi shoq me shoq, Pleqt e katundit bashkë me Sterpleq e Vogjli kan tager me i zhgarkue.
§.1120. Çashtjet e randa, qi i perkasin njij fisi mbarë, do të peshohen e do të pleqnohen prej Krenvet të fisit bashkë me Pleq, Sterpleq e Vogjli.
§.1121. Çashtjet, qi i perkasin njij krahine mârrë ase shtetit, do të peshohen nder kuvende të pergjithshme: "burrë per shpi".
§.1122. Fiala e randë nuk bahet në kuvend.
§.1123. Kanûja s'bân qi të shahet kush në kuvend, po bani kush két pûnë, do të giobitet mjé në 5 desh.
§.1124. Po i thà kush kuej, se rréné ne kuvend, do të giobitet mjé në 500 grosh.
§.1125. Po i a shkrepi kush kuej armen në kuvend, shpija i digjet e siellsi i armés grihet kuvendisht e shkon gjakhupës.
Nye i njiqindepesëdhetët.
Dera e Gjon Markut.
§.1126. Dera e Gjomarkut âsht themeli i kanûs.
§.1127. Xen kryet e vendit në çdo vend e kuvend.
§.1128. Nuk mùnd të leçitet.
§.1129. Nuk mùnd të sodumet.
§.1130. Nuk mùnd té xieret prej vendit.
§.1131. Pertei kësaj Dere s’kà vazhdim çashtjesh.
§.1132. Ka tager me mledhë krenë e Vogjli në rasë të kuvendevet të pergjithshme.
§.1133. Sà herë t'a lypë nevoja kà tager me derdhë kasneca per të grishun të dheut "burrë per shpi" e me i mbledhë në Sh.Pal.
§.1134. Në çdo gjygj a pleqni kà tagrin e fjalës së kputne.
§.1135. Ka tager me sodumë e me xjer-rë prei vendit.
§.1136. Ka tager me dnue per dekë: "kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të Gjomarkut".
§.1137. Ka tager me i a hjekë prijen a parin atii, qi të xéhet në hjeksi e tradhti të vendit. Porse nuk mùnd t’i epet kuei jashta vllaznijet, tu kênë trashigim plangçuertagruer.
§.1138. Ka tager pjese në çdo giobë.
§.1139. Ka tager mbi 500 grosh per çdo vrasë.
§.1140. Para sè të dalë me krenë e Vogjli të fîsevet, per zbatim të kanûnevet ndeshkimore, do t'a shtrojë pengun, e po u gjet në ndonji fâj, do të pergjegjet si mbas kanûnit.
§.1141. Do t’i vêhet giobës si çdo nen-shtetas.
§.1142. Kur del per paitim të dheut, kà tager mbë "Razogj" (dy hae bukë).
§.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kësaj Dere, xêhet per 12 të panjehun.
§.1144. Kur të dalë n'ushtri, kà tager prije e urdhnimi.
§.1145. Per faje, qi j'âne per une zjarmi, edhè két Derë e perket lima (sà me bâ shêj).
Nye i njiqindepesëdheteparë.
Krenët e fisevet.
§.1146. Krenët jânë të parët e fiisevet.
§.1147. Krenët jânë me plang.
§.1148. Sè i cilli krye kà tager mbi fis të vet: "Kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të Giornarkut".
§.1149. Nder gjygje e pleqni mbrenda i rrethit të njîj kreut, nuk mùnd t’i perzihen krenët e fisevet tjera.
§.1150. Kreu i fiisit, bashkë me Pleq e Vogjli të vllaznive kà tager me mbajtë kuvende me lidhë besë, me bâ gjygie, me giobitë e me leçitë.
§.1151. Kreu i fisit nuk mùnd të paditet nder krenë të fisevet tjera e nuk mùnd t'a ngushto-jë kush per gjygie e pleqni të bame.
§.1152. Kreu i fisit nuk mùnd të bajë vendime a pleqni mbi vendime të kanûnit.
§.1153. Po bani kush vàj mbë krenë, këta do të peshohen pre j PIeqvet e Vogjlis së ven-dit, a edhè prej Deret të Giomarkut.
§.1154. Kreu i njij fisi s'kà tager me djegé, me sodumë, me gri, me xierré prej vendit. Lypet Dera e Glomarkut me krenë e Vogili të fisevet tjera.
§.1155. Per të giobitun e të leçitun të njij kreu, mjaftojn Pleqt. Sterpleqt e Vogiliia e fisit.
§.1156. Me u çue kush prej VogjIijet e me vrà ndonji prej krenësh a Gjiomarkajsh, bjen në gjak si per vrasë të çdo njerit.
§.1157. Kreu i fisit, si çdo njerl prej Vogjlljet, mùnd të giobtet, mùnd të digjet, mùnd të leçitet, mund të sodumet, mùnd të grihet é mùnd të xieret prej vendit.
§.1158. Kah pronet e pasunija, kje në fushë, në bjeshkë e në vrri, do të shikjohet tagri plangçuer i sè të cillit.
§.1159. As dera e Glomarkut, as krenët e fisevet e as Pleqt e katundevet s'munden me pasë ndonji tager mbi gjâ e pasuni të tjervet.
§.1160. Vogjlija e fisevet s'i kà detyrë as kreut e as Derës së Gjomarkut të dhetë e telozen.
Oroe: Krenët (Flamurtarët) e Malsis së Glakovës: Nikaj, Mertuer, Gash e Krasniqe., kàn tager mbi nii rend t'ujit (vadë) prej kujrijet, posë atij, qi kàn si çdo shpi.
Nye i njiqindepesëdhetedytë.
Pleqt e katundevet.
§.1161. Sè i cilli katund kà Pleqt e fisit.
§.1162. Pleqt e katundit kàn tager me mbledhë katundin në kuvend.
§.1163. Pleqt e katundit nuk kan tager me giobitë as me leçîtë kend, pà pelqim të Sterpleqvet e të Vogjlis.
§.1164. Pleqt e katundit nuk perjashto-hen prej zyrevet të katundit, as prej angarijet e prej punve të perbashkta.
§.1165. Pleqt e katundit nuk perjashto-hen prej ushtrijet.
§.1166. Me rà në faj Plaku i katundit, do t’u a shtrojé pengun Sterpleqvet e Vogjlis.
§.1167. Po i u randue katundi me Pleq ndonjij fisi, Plaku i të randuemit kà tager me e mprojët edhè me krenë të fisevet tjera.
Nye i njiqindepesëdhetetretë.
Sterpleqt.
§.1168. Sterpleqt mbajn anen e Vogjlis.
§.1169. Sterpleqt kàn tager me çue zanin, kùr të shofin sè po randohet Vogjlija me gjygje e leqni kundra kanûnît.
§.1170. Sterpleqi bashkë me Vogjli a Djelmni fisesh jânë giobtarë.
Nye i njiqindepesëdhetekatert.
Giobtarët.
§.1171. Giobtarë thirren ata, të cillt ne-men të kuvendit mbarë reshten në vath të gjâs së të giobitunit, per të mârrë aq krenë desh a qe si mbas të premes së gjygjit të krenvet, të Pleqvet, e të Vogjlis.
§.1172. I zoti i vathit nuk guxon me i ndalë giobtarët qi mos t’i hijn në vath.
§.1173. Po bani két pûnë, burrat e kuvendit dynden të gjithë edhè i brumbullaksohen në derë.
§.1174. Po bani sè bani flalë i zoti i gjâs, kàn tager me i a shtue gioben.
§.1175. Giobtarët zgiedhin vetë desh e qe per giobë e i zoti i gjâs nuk mùnd t’i ndalin.
Nye i njiqindepesëdhetepesët.
Zani i vogjlis nder gjygje.
§.1176. Po s'i pelqej Vogjlija të dâmet e krenvet e të Pleqvet, kàn tager mos me u ndej ënë 'to.
§.1177. Krenët e Pleqt do të vêhen rishtas në peshim të punvet.
§.1178. Po e tumiren gjygiin e krenvet e të Pleqvet Vogjlija, kanû âsht qi të bertasin njij zani: "kamba e huej, kaptinat t’ona".
Nye i njiqindepesëdhetegjashtët.
Leqija.
§.1179. Me leçitë, me gojë të kanûnit, don me thànë: me dà, me lânë mbas dore e me shkepë njij shpi, tuj i a hiekun çdo tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri.
§.1180. Katundi kà tager me leçitë, por jo me xjerrë prej vendit.
§.1081. Kapucari do të két kpucët e veta permbas të folmevet të zot’t të gjâs se vjedhun a të giakut të hupun.
§.1182. Me djegë, me sodumë e me gri s'kà tager as katundi pà flamur e as flamuri pà katund.
§.1183. Rasët per me leçitë kend jânë:
- kur mos të duei kush me u lidhë me besë me katund a flamur,
- kùr të shes kush katundin e vet me hieksi e trathti,
- kùr t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimti të folun kuvendisht prej katundit a fla-murit,
- kùr të bajë kush ndo'i faj të dhûnshem në katund, në flamur a jasht këtyne e mos t’i shtro-het gjygjit,
- per dhûnë të barne jashta katundit a flamurit, po s'u gjegj fajtori me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej 'tij, tuj u a lânë shtegun të lirë gjithnjatyne, qi kjahen mbë'të të bâjn shka të duen me 'të.
§.1184. Po nguli katundi edhè i a ndali doren flamurit në të djegun a në të sodumun të njij faqeziut, qi vrugnoi katundin a Flamurin me ndo'î dhûnë teper të shemtuerne, flamuri kà tager, a me leçitë at katund, a me mbledhë flamurt tjerë, per me e prû në mend.
§.1185. Po e là veç me të leçitun, as merr e as nep me 'të, mié qi t'i shtrohet gjygjit e giobës.
§.1186. Si t’i a shtrojë pengun flamuri katundi i pervarun, flamuri e giobitë mbas peshim-it të fâjit.
§1187. Shpin e fâjtorit e djegin, esodu-min me bîmë e me dhé, e shkaktarin e fâjit të dhûn-shem e grijn kuvendisht me gjakhupës e robët i a xjerrin prej vendit.
§.1188. Po kje mbrapshti teper e dhun-shme e sherntueshme, posë të diegunit, të sodumit, të grimunit e të xjerrunit prej vendit, flamuri edhè Shpin i a pret.
§.1189. E premja e shpis âsht, kùr ti zhgulin gurët e kater skepeve të shpis per rrâzë, themelit. Kjo bahet, mbasi të digjet shpija.
§.1190. E premja e shpis në kanû shen-jon, sè gjindj a e asaj shpij e j ânë të xj errun prej ven-dit me lang e plang e pergjithmonë, e perkrah fla-muri xêhen të dalun fare.
§.1191. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e patundshmja do të jesë zmojle (djerr), per kullosë të flamurit.
§.1192. Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me marre e me dhânë; e, po muer e dha kush, jét i leçitun edhè aj e bjen n'ato ndeshkime si i leçituni.
§.1193. Trajta e të leçitunit âsht njikjo: "Me dà kend per mort e per gjellë". "Me leçitë kend per mort e per darsem e per uhàn e miel-lit".
Nye i njiqindepesëdheteshtatët.
Zjarmi, të sodumt e të grimunt.
§.1194. Digjet, sodumet, grihet katundisht xieret prej vendit me lang e plang:
- aj, i cilli i shpifet në pûnë të randë a vên dorë a vret Priftin,
- kush vret mikun në besë, grihet, gio-bitet, digjet e xieret prej vendit,
- kush vret per fis, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
- kush vret mbas pajtimit të gjakut, dig-jet, giobitet e xieret prej vendit,
- kush vret "Vra e hup". digjet, giobitet e xieret prej vendit,
- kush vret gjaksin në besë të vet.. grihet,digjet, giobitet e xieret vendit,
- kush vret të kushrinin, per me u bâ i zoti î pasunis së tij, grihet, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
- kush t’i lajë mbrendë fajtorët e Flamurit, digjet, giobitet e xjeret,
- aj fis, qi nuk prin mbë fajtorët, giobitet e leçitet.
§.1195. Po râ kush në ndonji këso fajesh, grihet katundisht, giobitet, digjet, pernët i prehen, kopshti e veshta i sodumen e xieret prej vendit me lang e plang.
§.1196. Per Prift të vràm gjaksi xieret prej vendit per gjithherë e per faje tiera, qi i per-mendem, xieret per 515 vjetë.
§.1197. Unen e zjarmit e spaten nuk mùnd t’i qesë kush në pûnë (as katundi, as Flamuri e as Dera e Gjomarkut) per posë doret të zot't të shpis, qi rà në faj.
§.1198. Dora e fajtorit do të bajë shêj në të djegun e në të sodumun, tuj i shqyptue flalët e dokshme: "I mârrsha të ligat katundit e Flamurit".
§.1199. Po s'u gjegj ky me bâ shêj me zjarm e askush tjeter i shpis së fajtorit. Plaktu i fisit do t’i thotë ndokuej, qi e kà fajtorin mâ ngiat e detyra e këtij âsht me mârrë unen e spaten e me i pri katundit e Flamurit në rrênim, permbas të cilit katundi e Flamuri marë do të vêjë dorë n'at rrênirn.
Oroe E djegmja e shpis per çdo vrasë nuk kà kênë: kjo pûnë kà hi në veprim vonë. Qeverija tyrke e qiti ne veprim e kasnecija e sa shpijave të forta, me të zi qi e priti két pûnë. E kerkuemja e giakut prej shpis së dorërasit marë nuk kà kênë; két e dishmon edhè fjala e kanûnit "Giaku per gisht": por, per me mârrë gjakun mâ letas, e pershin mashkullimin e shpis marë deri të damët zjarmit n'ato 24 orë. Vendevende qiten në pûnë edhè "LEÇIN" e gjakut, tuj pershi vllaznin marë. Per çdo vrasë shpija e dorërasit do të late giobë, do t'u epte bukë djelmve e Flamurit e në Mirditë do të late dorërasi 500 grosh Derës së Gjomarkut. Lakmimi i pares i disà krenve e djelmve të Flamurit në shoqni të Pleqvet i shtuem edhè i rriten disà pûnë, sà per me mbushë kuleten e mullen.
Nye i njiqindepesëdhetetetët.
Lajmtari.
§.1200. Laimtari nuk bân faj, nuk xêhet.
§.1201. Lajrntar thirret aj, i cilli çon ne vend porosin e derguesit.
§.1202. Lajrntari dergohet:
- pre' n shpije të veçanët tê tietra,
- prei nj ii katundi tê tjetri,
- prej niij flamuri tê tjetri.