Kanuni.org logo

LIBRI I NANDËT: Damet

Nye i njiqindenandët.

Përcaktimi i damevet


§.735. " Dami kà çmim, por jogiobë".
§.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dyshokve.
§.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të huej, me dorë s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e bame jesinaty.
§.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim të dâmit e tjeter detyrëskà.
§.739. " Dami ka çmim por jopushkë."
§.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë e livadh, per kopshtë avêshtë.
§.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm tëgjâs.
§.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku 'a gomari, delia a dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej'tyne.
§.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin, mushkun, gomarin, dhin e delen, làngjân.
§.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të zot't të dera, tui i thànë sè e gjete në dâm etë vîjë me e pà, ase e vên perpara edhè e çon tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të pleqno-het dâmi, i a kthen gjân.
§.745. "Nji dhé thàn nji vrri". Dhija âsht frymë e keqe; shka të perkasë me gojë, ethàn.
§.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà cûgj hardhije të ketë verbue, kanûja kà pré këtodâme:
  1. Cungu i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet;
  2. Nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë venë e per nji okë raki në vjetë;
  3. Hardhija e verbueme prej dhije prà kà gjashtë okë venë e tri okë raki per dâm.
§.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht: "Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûnedrithë".
(Per njiqind kallzë a bîmë të damtueme, do të lajë i zoti i bagtis nji babûne drithë.)

Nye i njiqindedhetët.

Thiu në dam


§.748. "Thiu në dâm kà pushkë. Po e gjete thin në dâm, bjeripushkë."
§.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza (kulàrkrrabza) në qafë,vritet.
§.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith sà thi të vriten, dâmi âsht i të zot't tëthive.
§.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë lànthin.
§.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti lshojë za të zot't qi të shkojë me e mârrë, pse misht i a hànaj.
§.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije të zo'n n'athov, qi të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë me u prishë do të lahet thiu.
§.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn me krye e i dâmtuemi nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet nëkanû.
§.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave, lànthin.

Nye i njiqindennjimbdhetët.

Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë


§.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kur-then a lakun, nuk mùnd të më ndalëkush."
§.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk âsht në detyrë me i u pergjegjëdâmit.
§.758. Po e ngrefi kush kurthen në kop-sht të shthurun e rà në 'të berri, lànberrin.
§.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush kurthen, mjé kû kapen gjaj per kullosë e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i zoti i kurthës lànberrin.
§.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të diellit, e shkrefet a mblidhet a mblohet mirë me të rame tëdiellit.
§.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por rà në kurthë, rreziku âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làngjâ.
§.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi të biej më 'tê, i zoti i kurthës do t'i pergjeg-jetdâmit.
§.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn hupsë, sepsé kerkojndhén.
§.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper shtigje kah kalon gjaja, në rafét ndoi kâmbë berri në'tê, bariu kà tager me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mùnd t’i lypë arsye.
§.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në 'tê gjaja e të zot't të vendite mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji.