Kanuni.org logo

LIBRI I GJASHTËT: Të dhanunat

Nye i tetdhetedytë.

Uhaja.


§.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde).
§.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké me më dhânë.
§.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhâ-nun, mùnd të mirret pengu.
§.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper.
§.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhâ-nun, mùnd të xêhet si "Peng hupës".
§.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.
§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen pengun.
§.506. Po s'u prû uhaja në ditë të cak-tueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet.
§.507. Dita e caktueme viion mié në prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në prendim të diellit, po s'erdh, pengu i shitet.
§.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhân-sit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të pengut.

Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i mbrapshtë fôrt voné do të két hi.

Nye i tetdhetetretë.

Vadja.


§.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e mârrun.
§.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja".

Krye i gjashtmbdhetët.

E folmja, e falmja

Nye i tetëdhetekatert.

E Folmja.


‘’E folmja âsht në fund të kuletës".

§.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë.
§.512. E folmja premtohet: per nji ple-qni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per mjek.
§.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në 500 grosh.
§.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në m'a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9 grosh.
§.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë vajin per pûnë të pakryeme.
§.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé "E folmja âsht në fund të kuletës".

Nye i tetëdhetepesët.

E Falmja.


“Fala, s’të fala. Kanuja s’e kapë”.

§.517. Po i thae kuej, sè don me i a falë két a at send, e rnbrapa e hàngre fjalen t'ande, me ‘’fala, s't'a fala", kanùja nuk të nget me peng e me plak.
§.518. Je i lir me mbajtë burrnin fande, jé i lir me u shburrnue.
§.519. Kanûja thotë: Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ.