Kanuni.org logo

LIBRI I KATËRT: Shpi, gja e pronë

Krye i dhetët

Shpia

Nye i katerdhetekatert.

“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”.


§.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.
§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n'oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u tye, kà giobë e dy per nji.
§.134. S'i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n'oborr.
§.135. Thirre e, s't'u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë t’ande.
§.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji.
§.137. Kanuni thotë: kush t’i a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh giobë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjed-huna dy per nji të zot't.
§.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.139. Vathi i bletve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.
§.142. Me i a thye kuej shtegun e obor-rit, t'arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpi-je, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme.

Krye i njimbdhtët.

Gjaja e gjallë.

Nye i katerdhetepesët.

Bariu.


“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”.

§.143. Bari thirret aj. qi i prîn tufës-gjâs në kullosë.
§.144. Bariurrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës të mos t'i damtohet as mos t’i bâje dam kuej.
§.145. Po i bâni dam kuej bariu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu.
§.146. Me i tretë ndo'i kambë berri bar-iut. do t'a bâje me dije të zo'n e tufés, e, si i zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij.
§.147. Po i treti bariut ndo i berr pà shêj e pà dukë, i zoti i tufés kà tager me e çue barin deri në bé, po i u là me bé, s'i kà tjeter detyrë.
§.148. Po thej qafen a u kafshue prej bishe ndo'i berr, bariu â'në detyrë me i a çue shêjin të zot't e tjeter detyrë s'i kà.
§.149. Po i a vodh kush ndo 'i berr bari-ut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj i a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh, tjeter detyrë s'i kà.
§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do t ‘i a kthejë të zot't në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mje në ditë, në të cillen u gjet në faj.
§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tuj pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet.
§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thu-run, sepse "gjâja do rojë, 'se hecë, e toka nuk luen".

Nye i katerdhetegjashtët.

Skjapi a dashi i kumbonës ( Ogiçi ).


§.153. "Ndera e vathit âsht në kumbonë".
§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kum-bonës, e po s'u vràn n'at hov, 500 grosh giobë i mir-ren pretarit e gjâja dy per nji.

Nye i katerdheshtatët.

Gjaja per gjymës.


§.155. Kryegjâja âsht e të zot't, me cofé ndo 'i kâmë, dâmi âsht i të zot't. Per vertetini do t'l çohet të zot't' shêji prej atij, qi e kà per gjymës.
§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës ndermjet zotnis e bariut.
§.157. I zoti s'âsht me detyrë me men-due as per krypë as per kësollë, por bariu qi i mêrr per gjymës.
§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e bari-ut, qi e rriti, e bylmeti per glymës.
§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per gjymës. detyrë i a kà të zot't a pjesen e bylmetit a piellen.
§.160. Gjâja per gjymës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.
§.161. Lopa per për gjymës i sjellë të zot't 4 okë djathë e 2 okë tlyen.
§.162. Në dhetë krenë dhi, i zoti mêrr 5 okë tlyen gjymës oke per krye.
§.163. Në dhetë krenë dele, i zoti mêrr 5 okë tlyen gjymës oke per krye.
§.164. Në djathë s’kà tager i zoti as në të dhive, as në të deleve.

Nye i katerdhetetetët.

Kryegjaja.


§.165. Kryegjâja âsht e të zot't, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.
§.166. Kryegjâja kurr s'cofë.
§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.
§.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t'i rritje në derë kryegjâja.
§.169. Bylmeti dahet si të bâhet nder-mjet tyne. Vende vende bylmeti nuk nepet aspak.
§.170. Po u damtue ndo'i kambë berri, dami âsht i bariut, e do t'a pertrîjë per me e mbushë numrin.

Nye i katerdhetenandët.

Gjaja me pergjegje.


§.171. "Gjâja me pergjegje nuk mir-ret".
§.172. Po more gjân per giymës, detyra e pergjegjes nuk të lidhë, dami âsht i të zot't.
§.173. Po u shkaktue dami prej pàkujde-sit të bariut, dami âsht i tij e giânë e damtueme do t'a pertrijë.

Nye i pesëdhetët.

Dosa per gjymës.


§.174. Po u muer derku fêmen per gjymës e porsà t'a daje dosa, edhè e rriti aj, qi e mure, pjellen e saj do t'a dajë per gjymës me të zo'n.
§.175. Dosa i jet bariut, qi e rriti, per të cillen do t'i apë zot't nji derk mâ teper.
§.176. Po s'u mbarrs dosa n'at vjetë, bariu nuk mund t'a shes as s'mund t'a presë, por do t'a lâjë qi të pjellë nji herë.
§.177. Po u kervis dosa e puell e i shkuen dam dirqt pà i dà e âma, do t'a ruej bariu mje qi të mbarrset e të pjellë së dyti, e dirqt dahen si në 174.
§.178. Dirqt dahen 'si t’i dajë e âma e jo para.
§.179. Po u dha per gjymës dosa e rritun, pjella dahet per gjymës, e dosa i kthehet të zot't, per të cillen do t'i lêhet bariut nji derk mâ teper.

Nye i pesëdheteparë.

Steli i qênit.


§.180. Qêni i hekurave kà stelin e vet.
§.181. Steli âsht tbâna e rojsit të shpis e të vathit.
§.182. Po vrau kush qênin në stel të vet, i kà 500 grosh të zot't të qênit.
§.183. Qêni i hekurave lshohet mbas darkësh të mdhaja, e rrin zgjidhë mje qi të dalë drita.
§.184. Të shkrepunit dielli, qêni i heku-rave do të gjindet në stel me hekura në qafé.
§.185. Po t’u turr qêni n'udhë të madhe, si të dalë drita, e nuk mund i pshtove pà e vrà, edhè e vrave, peng e plak nuk mund të lypë i zoti i qênit, per arsye qi "Udha e madhe nuk làn gjâ".
§.186. Po t'u turr qêni në çdo kohë të ditës, i drodhe pushken edhè e vrave, tuj i rà a bal-lit a krahnorit, qêni shkon hupës.
§.187. Qêni në dam vritet, por atbotë veç kùr të gjindet me "mish në gojë" b.f. tuj të bâ dam ndo 'i kambë berri në tufé.
§.188. Qênit në mal, tuj shkue mbas tufés së vet, s'i pritet gjygji: po e vrave, làn qênin.
§.189. Prifti nuk mundet me mbajtë qên hekurash te Qela (Kisha), per arsye qi Prifti do të gjindet gati natë e ditë per çdo nevojë të popullit.

Nye i pesëdhedytë.

Kau më hu.


§.190. Po desht me mbajtë qên hekurash Prifti, as natë as ditë nuk mund t'a lirojé prej hekurash.
§.191. Kau më hù po e dimnoi bulku, kà nji barrë drithë, po e dimnoi i zoti kà nji barrë e gjymës,.
§.192. Po u vodh kau më hù, bulku e i zoti i kaut do të rreken në hetim të tij.
§.193. Kapucarin do t'a lajn zbashkut, sà niani tjetri.
§.194. Po i vojt mendja të zot't, se bulku i a kà damtue kàn, ky do t’i lahet me bé.
§.195. Po e kaptoi kan bisha a e xû' giarpni në mal e bulku e gjet cofêt, do t’a çojë të zot't Ikuren a ndo'i shêj tjeter.
§.196. Po hupi kau pa shej e pà dukë, bulku do t’i ligjohet të zot't me bé, se nuk kà gisht në dam të kaut.
§.197. Po s'e ngau kan bulku, aj pasët e grazhdofët, porse të zot't i a ka hunin.
§.198. Bulku do t’i çoië të zot't bimen te dera.

Nye i pesedhetetretë.

Bleta.


§.199. "Vathi i bletës i thyern kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't."
§.200. Vathi i bletve, kah Kanûja, i para-zohet shpis së thyeme, vathit të gjâs, kosharit të drithit e çarranikut të tamblit.
§.201. Kush të viedhë nji zgjue bletet në vathë, vathi xêhet i thyern, prà kà 500 grosh giobë, e të zot't dy zgjoj per nji.
§.202. Po i rà mohit, bén e kà me 12 poronikë, 6 të niehun e 6 të paniehun.
§.203. Zgjoni i bletës me miza mbrendë, mbas çmimit të Kanûs, bân 50 grosh.
§.204. Oka e mjaltit bân 5 grosh, oka e dyllit 5 grosh.
§.205. Bleta e hikun, qi xên vend në pêmë a gardh të huej, âsht e të zot't, qi i vêhet permbra-pa, e i zoti i pêmës a i gardhit nuk mund t’i a ndalë.
§.206. Bleta e hikun prej vathit të vet, po zû' vend në pêmë a gardh të huej pà e mârrë mbra-pa kush, i zoti i pêniës e i gardhit ka tager mos me i a dhânë kuej e me e ndalë per vedi.
§.207. Bleta, qi Ishoin, do të mirret mbrapa kambë me kaimbë e do të ndiqet mje qi të zatesë kund, e, kûdo qi të ndalet, e mbiedhë i zoti.
§.208. Po Ishoi bIeta edhè shkoi me zatetë kund pà e mârrë mbrapa kush, ajo qi t'a gjêjë mâ i pari, e mbledhë per vedi.
§.209. Po u çue kush atie vonë, edhè i duel zot bletës së hikun, pà e pasë màrrë mbrapa, kanûja nuk i a gjegjë vajin e bé per bletë nuk i epet kuej, per arsye qi nuk mundet kush me thânë se kjo bletë âsht e êmja, po s'e pat marrë mbrapa kambë me kamdë kùr i hiku, 'se "bletë kjo, bletë ajo".
§.210. Bleten e gjetun nder kopshtîje të hueja a në rrethînë të shpis së huej nuk mund t'a mbledhë kush, âsht e atij, në kopslitë a rrethînë të të cillit u gjet.
§.211. Bleta e gjetun në mal a nder prozhme të hueja, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet.
§.212. Bleta e gjetun nder shpella té shkambîjve të vendit të huej, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet. per ndryshej âsht e atij në rrethînë të të cilit u gjet.

Krye i dymbdhtët.

Pronet.

Nye i pesëdhetekatert.

Caktimi i pronvet.


§.213. Shkaf â'shpi, qi qet tym, do të két pronet e veta.
§.214. Plangu i shpis kà oborr e kopshtë, kà vêshtë e arë, kà livadh e xâna, kà udhë e shteg, kà kufij si në mal, si në vrrî, si në fushë.
§.215. Të gjItha tymet kart pjesë në kujri.
§.216. Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufij.
§.217. Kujrija, mali e bjeshka jânë të perbashkta si per te ngulun të tbanave, si per landë e lmiste, si edhè per drû.
§.218. Shpijat plangçore munden me pasë mâ se nji per tekë (thuper), qi u kan mbetë trashigim prej të dalunve faret.
§.219. Aj, qi të shkojë me ngûlë vathë a tbânë në bjeshkë, me truell, kopshtë a ndo'i copë arë, po desht me i çilë i çilë e jesin të tijat, e nuk mundet kush as me e ndalë e as me e xjerrë prej atij vendi.
§.220. Mrizat a lisat, qi lên kush per me mrizue gjân, nuk mund t’i a presë kush, pse jânë t'atij, qi nguli mâ i pari n'at vend.
§.221. Me u dyndë nji shpi e me u zhgulë fare prej katundit të vet, po s'e shiti trollin e token, ashtû do t’i rrîje e nuk kà tager kush me ngulë mbë 'to.
§.222. Po shiti token me lang e me plang, vendi i tbânës âsht i tij, e mje qi të qindrojë shpija e ij, nuk mund t'i pushtojë kush.
§.223. Se e cilla shpi e katundit në Flamur kà tager me shtî në pûnë aq tokë në kujri sa' të pershîje rreth e rreth me gùr të hjedhun me dorë të majtë.
§.224. Aty, kû të fillojë me mifé do Vulet kambkryq, do të mârrë nji paperdhok në dorë të majtë, edhè e hjedhë në kater ânë kryq e rreth vedi aj vend âsht i tij. Heret kan pas doke me hjedhë latushen (spaten).
§.225. Token e çilne nji herë a per kop-shtë, a per arë, a per tbâanë, edhè ne e lashtë djerr i zoti per qinda vjeç, tjeterkush i katundit as i fla-murit nuk mund të hîjë me e pûnue. Djalë mbas djalit jet e tija. qi e pat çilë i pari. (Malcija e Lezlies).
§.226. Aj, qi mos t’i biej mbrapa tbânës së vet per 10 vjet. mbas 10 vietësh i del dore e i jet aij, qi t'a xâjë i pari. (Oroshi)

Nye i pesëdhetepesët.

Me ba vlla kënd në katund.


§.227. Me bâ vllà kend në katund, don me thânë me pelqye nji shpi të flamurit të huej, qi të mundet me ardhë e me ngulë në katudn të fla-murit tjeter.
§.228. Si t'a bâjë vllà at shpi katundi, kushdo i këtij katundi mundet me i a shitë token, porse nder kater kufijt.
§.229. Në bjeshkë, në vrrî e në kujri, si të katundit si të flamurit gjâ s'i shitet e pjesë zotni mi nuk mundet me pasë kurr, sâ per kullosë e per drû e almiste i nepet lirija e perdorimit per nderë.
§.230. Zyrevet të perbashkta të katundit do Vu pergjegjet.
§.231. Mort e darsem. peng e giobë e uhàn e miellit e kà uhazisht me katund. Do t'apë giobë, ashtû edhè ne pjesë të giobës ka tager.

Nye i pesëdhetegjashtët.

Kujrija. “kujrija shkon për tym”


§.232. Kuirija âsht vendi, qi e kà per-bashknisht nji katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû, per gjojë e per tjera nevojë.
§.233. Kujrija nuk dahet, por, sà shpi a tyme të jenë në katund, kan tager në kujri të katun-dit, e sà tyme të jenë në flamur, kan tager në kuiri të Flamurit.
§.234. Visarin e kujris s'mund e shesë nji pà tjerë, dâmi e fitimi âsht i të gjitha tymeve të katundit a të flamurit.
§.235. As arë, as vèshtë. as kopshtë s'mund të çilë kush në kujri. pà u pushue pûna prej gjith katundit a prej tlamurit.
§.236. Kush vên ndo'i pême në kujri, aj, qi e vuni, kà tager mbi landë të sajë e mund t'a presë kur t’i mbushet mendja, porse tjeterkush nuk mund t'i a ngulë spaten.
§.237. Pêma e landa e vûme në kujri, âsht e atij, qi e kà vû, porse kokrrat i han kush të mundet pà muejtë me i ndalë aj qi e kà vû.

Krye i trembdhtët.

Kufini.

Nye i pesëdheteshtatët.

Kufijt e tokës nuk luhen.


§.238. Kufini perbâhet prej gurësh të mdhaj e picigiatë edhè ngulen sà nen, aq mbi dhé. Per kufi mund të sherbejë edhèe ndo'i landë e montueme.

"Guri i kufinit kàa dishitarë mbrapa".

§.239. Guri i kufinit kà per rreth dish-mitarë. Këta jânë a gjashtë a dymbdhetë paperd-hokë (gurë të vogjel), të cillt vorrohen nen dhé rreth e rreth prit të kufinit.
§.240. Në të ngulun të kufijve, posë shpijave nder fjalë, duhet të jenë edhè pleqt e katundit, pleqt e flamurit e saà mâ shum prej të rish e fmish e edhè prej katundesh të rrethit, qi të mba-het në mend kufini.
§.241. Se e cilla tokë. po kje arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, xânë a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan të damet me kufi.
§.242. "Kufini i ngulun nji herë, nuk luhet mâ".
§.243. Eshtent e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jânë paraz. Me lueit kufinin âsht nji si me lueit me eshtent e të dekunve.
§.244. Aj, qi të hîjë me dà kufij, a me drejtue ndo'i kufi të harrue, do t'a mârrë në shpirt, do të ngarkojë në cup të krahit nji gùr e nii bûcë dheu, e do t’u prije dy shpijave a dy katundeve, a dy Flamurve, tuj ngulë kufinin e ri a tui kallxue shêjet e kufijve të vjeter.
§.245. Me gùr e dhé në cup të krahit, plaku, qi prîn në të dàm të kufîjve të vieter, do të perbehet para se të niset.
§.246. Mëndyrët e bés mbas Kanunit jânë njekëto:
  1. Per ket gùr e dhé (ase per ket peshë), me të cillat e ngarkova vedin, per shka kam pasë ndie prej sa parësh, vêset e kufijve jâné kênë sikurse do të ju diftoj tash, e më sà m'à mêrr mend-ja e hpirti, s'do t’i randohem kurrnjanes lagje.
  2. Ter ket peshë, këtû e këtû kan kênë kufijt e hershem e këtûu po i nguli edhè un. bajsha n'at jetë, në kjofsha tuj iu rrêjtë.
  3. Ter ket peshë, e cilla m'u randoftë n'at jetë, njekëtû jânë kênë shêjet e vjetra të kufijve, si më kà pasë kallxue tatgjyshi, kùr ishe carnerdhok e bari dhizësh me 'tê. Aj e kà pasë mârrë n'at jetë, se kufijt jânë këtû e këtû, e per mbas fjalës së tij edhè un po e mârr në shpirt.
  4. "Mu randofèt në ket e n'at jetë kjo peshë, mos shkosha me shpirt kah kufijt e vjetër."
§.247. Si t'a mârrsh me peshë (si t'a mârrsh gurin e kufinit në krah), s'kà burrë, qi mund t'a luej.
§.248. Po i u dha plakut guri e plisi, i vûni në krah e u vû per me diftue kufijt, nuk mund të dalë kush me e ndalë, por i thohet: Prîj prà, e mos pûnojsh me të drejtë, kjo peshë tu randofèt n'at jetë!
§.249. Si t'a ngulë kufinin plaku, do të mbajë doren mbi 'tê edhè thotë ai qi e luejtët ket gùr, atij i u randofèt n'at jetë"
§.250. Kush t'a luel kufinin me qellim qi me ngatrrue a shpin me shpi. a katundin me katund, a Flamurin me Flamur, i shtym prej së folmesh e së falmesh. po u hetue, posë giobes e faqes së zezë, atij i randohen edhé damet, qi do të shkaktohen prej këtij ngatrrimit.
§.251. Po u bâ ndo'i vrasë mbas ngatr-rimit të kufinit të luejtun. Ngatrresi do të lajë per giobë 100 desh e i kà, e grîhet katundisht.

Nye i pesëdhetetetët.

“Kufini nuk ban lak.”


§.252. Per me shporrë çdo pamarrvesht-je, kufini s'do të lakojë e s'do të shkojë dredha-dredha, por do të çajë drejt.

Nye i pesëdhenandët.

“Kufini i fituem me gjak.”


§.253. Me u shty kush mbrenda kufinit të huej pà diejtë se âsht vendi i huej, e kush s'i shkoi te dera as s'i bâni zâ, per me i thânë se kà kalue ne e huejen, edhè në pasët bâ ndo'i dam në landë a në shkado diten e pengut, s'i vêhet me là gjâ per dame të bâme, veç se del vendit, mbasi duel i huej.
§.254. Po u kapen per kufij vllazen, a kushrîj, a fisi me fis, a katundi me katund, njiqind me u vrà, veçse fiken, se kufijt nuk luhen. Pengjet e Pleqt do t’i shgatrrojn.
§.255. Me ndollë vrasa mund në kohë të të damit të kuffjve, a me qillue vrasa nder bari në mal, tui u shty nder vedi per kahë kufiit e kullosës në mal a në bieshkë, atbotë kputet çdo pleqni per kah vendi i kufinit. "Aj mé lypi pashtrakun, un i a ktheva hekurin e çarkun." Aty kû t’u ngulen muranat, jet vendi i kufinit.
§.256. Gurët e muranave lesin per kufij per gjithmonë.
§.257. Me qillue se vriten dy vetë flakë per tlakë e bukur larg prej shoqishoqit, kufini i njanës lagje jet ke murana e njanit. e i tjetres ke murana e tjetrit.
§.258. Vendi. qi âsht nderrnjet dy muranave, jet i të dyja lagjeve.
§.259. Me ndollë se i vrami nuk rrxohet prej pushket, e i ep zêmer vedit e shtyhet, kû tuj u çue, kû tuj u rrxue rrshanas kah kufini i huej, sado kthellët me hî, aty kû të rrxohet, e i lodhun prej varret, des, i varret murana, ajo muranë jet per kufi, edhepse në vend të huej.
§.260. Vendi i jet atij katundi e Flamuri, të cillvet u perkitte i vrami, qi u shty, e s'kà burrë, qi guxon me luejt muranen, qi mbet per kufi, pse u muer me gjak e me rradake të lamun.
§.261. Ky tager âsht vetem kùr të vriten per kufij e jo per çdo vrasë.

Nye i gjashtëdhetët.

Kufini i fituem me “Gurapesh” a me rrasë të ngarkueme.


(Heretheret, kùr skà kênë pushka ndoshta, në të dàm të kufive qitej në pûnë gurapeshi per kufije t'aferta, e per të lartat bâhej gadi nji rrasë a gùr sà bindi me nji "kush i del!" d.m.th. me u ngarkue me tê.).

§.262. Dy flamuret e ngatrrueme do të gjêjshin ka nji burrë të fuqishem e të dàmt e kufive do t’u lêhej atyne.
§.263. Me guraesh: Aj, qi mbrrijte me hjedhë gurin kah vendi i huej mâ larg, aj vênd i jitte flamurit të tij. Mâ çiltas: po e ferfllova gurin un mâ larg, t'a mirrshe at vend ty, po e ferfllove ti, m'a mirrshe vendin.
§.264. Me rrasë a gurë të madh në shpinë: tuj ngarkue rrasen a gurin, shtyheshin rnje qi jitshin nen tê. Aj, qi shtyhej mâ larg, vendi i kufinit të flamurit të tij do t’jitte aty. (Si i Nen nder-fandori në Fusha të Lugjeve në Mal Shêjt të bjeshkve t'Oroshit.)

Nye i gjashtëdheteparë.

Kufini i ngulun me “spatë”.


§.265. Po më ngushtoi nevoja me xjerrë ndo'i landë a prej se s'kâm bjeshkë, ase nuk mund të gjêjë aso lande, qi më lypet, rroki latushen (spat-en) e hîj në bjeshkë të huej. Mbas krizmes së spatës, vînë rojtarët e bjeshkës edhè më gjêjn tuj trupue arrnej të perhjedhun.
§.266. Po u shterngue me të shpejt darnçori, e i punoi fuqija e krahve, edhè i dha spatës tuj e ngulun rnje më tû në trup t'arrnênit, e po s'mund e xueren rojtarët e bjeshkës, kufini i fla-murit të këtij, qi e nguli spaten, jitte aty. (Si i kà pasë ndollë Gjokë Buçës s'Kaçinarit me Kushnê.) Oroe: Kufijt e fituem me gjak, me gura-pesh e me të ngulun të spatës, do të njehen nder kanune Vigâjsh, per arsye qi per të fituem të tyen kà pûnue fuqija per të shporrë marren e korin. Do të kuptohen edhè mâ kjartas, kùr të fillojm me îmtue doket e Maleve t'ona.

Nye i gjashtëdhetedytë.

Udha e katundit.


“Udhët janë drejt e tokës”

§.267. "Udha e shtegu nderrnjet dy meg-jeve lypë pashin e vet".
  1. Udha e lagjeve të katundit do tjét e gjânë tetë pllâmbë, kater pllâmbë niani, kater tjetri.
  2. Per të ngulun të gardhit nderrnjet dy arnajve, do të lêhen tetë pllambë: sà njâni sà tjetri.
  3. Po s'kje udhë katundi, por udha e dy kufijarve, këta, në laçin rrugë nderrnjet, do të lânë ka nji pllambë per shoq, ashtû qi kufini të jesë në mjedis, po s'lân rrugë, gardhin do t'a thurrin zbashkut.
  4. Po u rrethue vendi me ledh, aq larg kufinit të huei do të fillohet, sà âsht trashsija e led-hit.
  5. N'u ndertoftë shpija, do të ndertohet larg kufinit të huej sà xên vend streha.
  6. N'u çilët pusi, do të çilet aq larg, sà mos t'a thithë ujët e pusit të kufijarit, ase sà âsht e gjânë gryka. "Ujët âsht gjaku i tokës."
  7. Po u vû ullîni a fiku a çdo landë e dobishme, do të vêhet pêsë kambë larg kufinit të huej, po su bajtë, do'vû dhetë kambë larg kufinit.
  8. Po bîni landa mbrenda kufinit, porsè teper afer kufinit të tjetrit, po s'e shkmesi i zoti, kufijari kà tager me e shkmesë e me largue damin: "Jezullin e huej shkmese, mje kû të mrrîje kmesa".
  9. Po desht kush me vû ndo 'i landë çfaretdo, dhetë kambë do t'a largojë prei kufinit të huej.
  10. Landa a péma, qi i bân dam arës së huej me hije, a do t'a zhgulë i zoti, a do t'i a lajë darnin e pervjeçem të zot't t'arës (Malësija e Lezhës).
  11. Kush t’i presë kuei a lande a pémé rreth shpijet, veç prej mnijet, 500 grosh do t’i lajë të zot't të landës a të pêmës së preme.

Nye i gjashtëdhetetretë.

Udha e madhe.


§.268. Udha e madhe do t'jét e gjânë aq, sà mund të kalojë kali me barrë e qét me zgiedhë.
§.269. Udha ndjekë dellin, e s'ndalet as mund pritet.
§.270. E mira e perbashkët i paravêhet dâmit të veçanët.
§.271. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s'mund e qesë nujë, kû mbytet bagtija, as në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija".
§.272. Po e largove udhen e katundit prej vendit t'and, nuk do t'a terthorzoish shum, edhè mundim e së ndreqmes do t'a hjekish vetë.
§.273. Po e ndreqe keq, në të gjet dami ty, e paç per vedi, po e gjet dami tjetrin, ty të zhgarkohet, e do t'epsh arsye permbas damit.
§.274. "Udha e Flamurit do të jét e gjânë aq, sà âsht e gjatë shtîja e Flamurit".

Nye i gjashtëdhetekatert.

Udha e verbët.


§.275. Shtegu a kapercyelli a, mbas kanunit, udha e verbët, po kje në kater kufij t’ue, ndryje e token pûnoje.
§.276. Po kje shtegu i kênë gjthherë, kû kan kalue kambsorët (shokët e katundit), porsè tuj t'a shkaktue dâmin nder amaj. kopshtîje, nder vêshta e nder pêmajë, ne e mbyllsh. do të çilish nji tjeter., por jo teper në të rrethuern.
§.277. Po kie shtegu i lshuern per nderë e me fjalë, e të del dhûnë, ké tager me e ndry, e, me i lshue fjalë katundit të mos të bije mâ aty pari.
§.278. Po kje shtegu kû kan kalue shokë, krushq me nuse e percjellsa me të dekun, a kah Kisha a kah vorret, e kênë aty rnotit, nuk mund e ndrysh.
§.279. Per të luejtun të çdo shtegut duhet, dàemos, pelqîmi i katundit.

Nye i gjashtëdhetepesët.

Pashtraku.


§.280.’’Pashtrakun epe vetë, perndryshe t’a marrin edhe me perdhuni’’.
§.282. Po u xû nji tufé e hueja në mal a në vrrî të flamurit tjeter, i zoti i tufës do të lajë pashtrakun.
§.283. Dâmi i pashtrakut do të lahet me krye berri.
§.284. "Kumbona e ogiçit nuk mund, të mirret pashtrak, âsht ndera e tufés.
§.285. I zoti i mallit nuk kà tager me prekë tufen e as me mârrë me dorë të vet berrin, dora e të zott të tufés do t'i a apë vetë berrin per dâm.
§.286. I zoti i malit nuk kà tager me zgiedhë berrin, por do të mârrë at berr, qi t’i apë dora e bariut.
§.287. Njiqind herë në ditë në hîfët tufa e huej në mal të huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës.
§.288. Po s'u gjegj bariu me là pash-trakun, e u çue i zoti i malit me disà shokë edhè i rà pré tufës në mal të vet, atbotë si katundi, si fla-muri perkrahen pretarit, e lypin arsye prej të zot't të tufës. Katundi e flamuri i bariut a do t'a ngushtojn me là pashtrakun, a do të hjekin dore prej si.